Kjo 29 vjeçare ka krijuar një helmetë letre të sigurt dhe tepër ekonomike - Business Magazine Albania

Kjo 29 vjeçare ka krijuar një helmetë letre të sigurt dhe tepër ekonomike


Kjo helmetë që paloset mund të jetë aksesori i fundit për programet e shpërndarjes së biçikletave. Ajo përbëhet nga letra, është tepër e lehtë, paloset (pra tepër e lehtë për ta mbajtur kudo) dhe e lirë për t’u prodhuar.

Letra nuk dihet të ketë veti mbrojëse, por EcoHelmet mendon ta sfidojë këtë mendim me këtë dizajn të ri të helmetës. Pas marrjes së çmimit të vitit 2016-tës, produkti zyrtarisht është bërë i besueshëm për gjigandin e teknologjisë Britanike, Dyson.

Helmeta, e cila fitoi çmimin e parë në konkursin e dizajnit për vitin 2016 të Dyson, ka formën e një zhgualli që hapet e mbyllet si një grilë, e cila është mjaft e fortë për të mbrojtur kokën tuaj të çmuar. Ajo është bërë nga letra e ricikluar, e cila në të njëjtën kohë e bën këtë helmetë të jetë ekologjike por dhe mjaft ekonomike, çmimi i së cilës është vetëm 5 dollarë.

kjo-29-vjecare-ka-krijuar-nje-helmete-letre-te-sigurt-dhe-teper-ekonomike-businessmag

Për sa i përket fortësisë, dizenjuesja Isis Shiffer thotë se janë bërë shumë prova ku helmeta është shtypur nga pesha të rënda dhe ajo përsëri i ka rezistuar goditjeve. (shiko videon)

Vlen për t’u theksuar se kjo helmetë ka një numër të limituar përdorimesh dhe nuk mund të përdoret në shi. Por me çmimin e arsyeshëm që ka, përdoruesit e saj e kanë më të lehtë të blejnë një të re kur iu nevojitet.

Shniffer ka menduar ta prezantoj helmetën në New York këtë pranverë. Sfida më e madhe për të është: T’i shesësh njerëzve idenë se letra do t’i mbaj ata të sigurt.

/Mashable

https://www.youtube.com/watch?v=4J211PkuhEc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0