Kina ka përdorur teknologjinë e shiut artificial që nga gushti për të ndihmuar rajone të ndryshme të luftojnë thatësirën. Zyrtari i Administratës Meteorologjike e Kinës, Zhao Zhiqiang, deklaroi në një konferencë shtypi se nga 1-31 gusht u kryen 75 fluturime, të cilat zgjatën 211 orë në total, për të nxitur reshje artificiale në zonat e goditura nga thatësira, duke përfshirë Hubei, Chongqing, Henan dhe Shaanxi, citon “Xinhua”.
Sipas Zhao, këto operacione reshjesh vlerësohet të kenë mbuluar 1.45 milionë km katrorë, duke luajtur një rol jetik në zbutjen e thatësirës dhe temperaturave të larta, rritjen e rezervave ujore dhe stabilizimin e prodhimit bujqësor.
Sipas zyrtarit, këto operacione mundësohen gjithashtu nga teknologjitë më të avancuara si satelitët meteorologjikë, radarët e motit dhe mjetet ajrore pa pilot. Zhao shtoi se shiu artificial kishte ndihmuar gjithashtu në zbutjen e zjarreve të shkaktuara nga moti i nxehtë në Chongqing dhe Sichuan.
Praktikat e shiut artidicial janë përdorur më parë edhe në vende të tjera si në Emiratet Arabe, apo edhe në Texas.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.