Kina prezanton një dron në madhësinë e një mushkonje për operacione të fshehta ushtarake - Business Magazine Albania

Kina prezanton një dron në madhësinë e një mushkonje për operacione të fshehta ushtarake

Kina prezanton një dron në madhësinë e një mushkonje për operacione të fshehta ushtarake

Kina ka zbuluar një dron të ri mikroskopik, në madhësinë e një mushkonje, i cili është krijuar për operacione të fshehta ushtarake dhe spiunazh,  një zhvillim që ka ngjallur shqetësime serioze për mundësinë që kjo teknologji të bjerë në duar të gabuara.

Droni miniaturë, i pajisur me dy krahë në formë gjethesh, një trup të zi vertikal dhe tre këmbë të holla sa një fije floku, është projektuar për të imituar një mushkonjë gjakthithëse nga shkencëtarët e Universitetit Kombëtar të Teknologjisë së Mbrojtjes në provincën Hunan të Kinës. “Këtu në dorën time është një robot në formën e një mushkonje,” tha studenti Liang Hexiang në një video të shpërndarë nga mediat shtetërore. “Këto robotë bionikë miniaturë janë veçanërisht të përshtatshëm për misione zbulimi dhe detyra të veçanta në fushëbetejë,” shtoi ai, duke theksuar se pajisja mund të përdoret si në qëllime ushtarake ashtu edhe civile. I pajisur me kamera dhe mikrofonë ultra-miniaturë, ky dron është në gjendje të regjistrojë imazhe, tinguj dhe sinjale elektronike, duke kaluar pa u vënë re nga sytë e lirë dhe pa u zbuluar nga sistemet e zakonshme të radarëve. Megjithëse përfaqëson një hap të madh teknologjik, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet serioze që ky dron paraqet për sigurinë.

“Nëse Kina është në gjendje të prodhojë dronë në madhësinë e një mushkonje, me shumë mundësi do të interesohet t’i përdorë për zbulim dhe survejim në zona ku dronët më të mëdhenj nuk kanë akses, si për shembull hapësira të brendshme,” deklaroi për The Telegraph Sam Bresnick, studiues në Georgetown.

Lexo edhe:Inteligjenca artificiale lokale, pse është koha të flasim gjuhën tonë

Sipas tij, këta dronë mund të përdoren për të ndjekur individë apo për të përgjuar biseda. Edhe Timothy Heath, studiues i mbrojtjes pranë institutit RAND, paralajmëroi se pajisja mund të keqpërdoret nga grupet kriminale për të vjedhur informacione personale, si fjalëkalime apo të hyjnë në rrjetet e bizneseve. Megjithatë, Heath theksoi se madhësia tepër e vogël kufizon gamën dhe kohëzgjatjen e funksionimit të dronit. “Për të kryer përgjime për një kohë të gjatë, dikush duhet të jetë i gatshëm të ndërrojë vazhdimisht dronët, t’i karikojë ata dhe t’i dislokojë sërish pranë objektivit, ndërkohë që duhet të analizojë të gjitha të dhënat e mbledhura,” tha ai. Sipas ekspertëve, kjo teknologji ka më shumë potencial për operacione të posaçme dhe misione spiunazhi sesa për përdorim në fushëbetejë. Ky zhvillim vjen vetëm një muaj pasi Kina publikoi pamje të një droni të madh fluturues të quajtur Jiu Tan SS-UAV, me një hapje krahësh prej 25 metrash, i aftë të lëshojë mbi 100 dronë të vegjël dhe rreth 1,000 kilogramë raketa nga lartësi të mëdha, duke kaluar kështu shumë prej sistemeve aktuale të mbrojtjes në rang global.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0