Pas një dekade nga zbatimi i politikës për të ndaluar prindërit për të bërë më shumë se një fëmi, Kina tani ka menduar t’i paguaj ata për të bërë një fëmijë të dytë.
Bloomberg raporton se autoritet kërkojnë të rritet numri i lindjeve përmes “shpërblimeve dhe subvencionve” tani që mosha e popullsisë së aftë për punë ka rënë si rezultat i lindjeve të pakta.
Përafërsisht 1 nga 3 kinezë do të jetë më i moshuar se 60 vjeç deri në vitin 2050.
“Qëllimi i të gjithë kombit është të ndalojmë kontrollin e lindjeve duke mar parasysh pasojat negative që ky fenomen pritet të sjell,” tha për Bloomberg Chen Xingdong, shefi ekonomist i BNP Paribas SA në Pekin.
“Shumë prindër vazhdojnë të hezitojnë edhe pse qeveria i inkurajon ata në forma të ndryshme,” tha Chen.
Sipas një sondazhi të bërë në vitin 2015, 60% e familjeve kineze të anketuara nuk janë të gatshme për të patur një fëmijë të dytë si pasojë e shpenzimeve të përfshira, raporton the Guardian.
Politika e të paturit vetëm një fëmijë në Kinë zyrtarisht përfundoi në vitin 2015.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.