Kina përgatitet për misionin e parë në Mars

Kina përgatitet për misionin e parë në Mars

Kina

Kina po përgatitet të nisë misionin e saj të parë në Mars dhe ka përgatitur raketën e transportuesit Long Mars-5 në qendrën e lançimit.

Misioni i parë kinez i eksplorimit në Mars, Tianëen-1, ka për qëllim “të kompletojë orbitën, zbarkimin dhe udhëtimin në një mision si dhe mbledhjen e të dhënave gjatë eksplorimit shkencor në Mars”, tha Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës në një deklaratë për agjencinë Xinhua.

Raketa e katërt Long Mars-5 u transportua sot e shtrirë në Qendrën e Lançimit Hapësinor Wenchang në provincën Hainan, në jug të Kinës.

Lexoni: J. K. Rowling, përrallë me episode online në kohë pandemie

Raketa transportuese Long March-5 është mjeti më i madh i lançimit të Kinës dhe është hera e parë që raketa do të vihet në “përdorim praktik” ndërsa pritet të dërgojë sondën e Marsit në orbitën e transferimit Tokë-Mars.

Më parë, raketa ishte testuar tri herë. Misioni në Mars pritet të nisë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit. Pas injektimit të helikës në raketë do të bëhen disa testime dhe inspektime.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0