Kina nis testimin e robotëve zjarrfikës - Business Magazine Albania

Kina nis testimin e robotëve zjarrfikës

Zjarrfikësit kinezë mund të pajisen së shpejti me robotë katërkëmbësh të krijuar për të ndërhyrë aty ku rreziku për njerëzit është tepër i lartë.

Kompania Unitree Robotics ka zhvilluar modelin “B2 Fire Rescue”, një robot i specializuar që kombinon lëvizjen autonome me komandimin nga distanca. “B2 Fire Rescue” është projektuar të spërkasë ujë dhe shkumë, të transmetojë video në kohë reale dhe të funksionojë si zbulues zjarri në situata ekstreme. Ai është menduar të përdoret në raste kur ndërhyrja njerëzore është shumë e rrezikshme ose e pamundur.

Gjatë testimeve në Sichuan, roboti u pajis me një zorrë me presion të lartë dhe me sukses drejtoi rrezen e ujit drejt burimit të flakëve. Operimi u krye tërësisht nga distanca, duke i mbajtur zjarrfikësit larg rrezikut. Modeli i ri është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të operacioneve të shpëtimit, falë stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së tij. Unitree Robotics beson se përdorimi i robotëve të tillë mund të reduktojë rrezikun për zjarrfikësit.

Në rrjetet sociale kineze, roboti ka tërhequr vëmendje të madhe. Ndërsa shumë e shohin si një arritje të rëndësishme teknologjike që mund të shpëtojë jetë, të tjerë mbeten të rezervuar, duke pyetur nëse pajisja mund të përballojë vërtet sfidat e misioneve realisht të vështira.

futurism

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0