Kina i dhuron 30 milionë dollarë OBSH-së

Kina i dhuron 30 milionë dollarë OBSH-së


Kina i ka dhuruar 30 milionë dollarë Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), një javë pasi Presidenti Trump tha se do të pezullojë fondet amerikane për OBSH-në.

Javën e kaluar, Presidenti Trump e akuzoi OBSH-në se ka mbajtur anën e qeverisë kineze, ndaj ajo dështoi të bëjë detyrën e saj dhe t’i përgjigjet në kohë pandemisë së koronavirusit.

Ditën e enjte, gjatë njoftimit të dhurimit, qeveria kineze e mbrojti OBSH-në dhe tha se agjencia nën drejtimin e Tedros Adhanom Ghebreyesus ka kryer më së miri punën e saj. Zëdhënësi i qeverisë kineze tha se ky dhurim është për të mbrojtur idealet, principet dhe autoritetin e Kombeve të Bashkuara.

Lexoni: Lux Montagnier, shkencëtari fitues i çmimit Nobel, pohon se koronavirusi ka origjinën në laborator

OBSH i ka kërkuar Presidentit Trump të tërhiqet nga propozimi i tij, por kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Madje, situata pritet të ndërlikohet për OBSH-në, duke qenë se Australia ka kërkuar mbështetjen e Francës, Gjermanisë, dhe SHBA-ve për të nisur një hetim ndërkombëtar mbi kontrollin e vonuar të kryer nga OBSH-ja në Kinë.

The Washington Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0