Kim Kardashian fajëson ChatGPT për dështimin në provim: Shpesh jep përgjigje të gabuara - Business Magazine Albania

Kim Kardashian fajëson ChatGPT për dështimin në provim: Shpesh jep përgjigje të gabuara

Kim Kardashian fajëson ChatGPT për dështimin në provim: Shpesh jep përgjigje të gabuara

Ylli amerikan televiziv dhe sipërmarrësja Kim Kardashian, zbuloi se përdori ChatGPT ndërsa studionte për provimin e jurisprudencës dhe pretendon se Inteligjenca Artificiale më shumë e pengoi se sa e ndihmoi.

Në një intervistë për serinë e Vanity Fair “Lie Detector Test”, Kardashian, 45 vjeç, foli për përdorimin e saj të AI-së. Gjatë intervistës, bashkëaktorja e saj në serialin All’s Fair, Teyana Taylor, e pyeti nëse ajo e përdor ChatGPT për “këshilla për jetën”, “këshilla për takime” apo nëse e sheh chatbot-in “si një mik”. Pasi u përgjigj “jo” për tre pyetjet e para, Kardashian zbuloi se e ka përdorur ChatGPT për “këshilla ligjore.”

“Kur më duhet të di përgjigjen për një pyetje, e fotografoj dhe ia dërgoj aty. Dhe kjo më ka bërë të dështoj në teste … gjatë gjithë kohës,” shpjegoi Kardashian. “Pastaj mërzitem dhe filloj t’i bërtas.” “Pra, është si një armike-mike?” e pyeti Taylor, 34 vjeç, dhe Kardashian u përgjigj: “Po, një armike-mike. Dhe pastaj më kthen përgjigje: ‘Kjo po të mëson të besosh instinktet e tua. Ti e dije përgjigjen që në fillim.’” “Pra, të ka zbuluar,” i tha Taylor. “Më ka zbuluar,” shtoi Kardashian me humor.

Lexo edhe: Njihuni me “Circus Autonomy One”, roboti që gatuan, pastron dhe shërben vetë!

“Teknikisht, ti dhe ChatGPT jeni mike, por mike toksike,” tha Taylor, dhe Kardashian u pajtua. “Por ata duhet të bëjnë më mirë, sepse unë mbështetem tek ata që të më ndihmojnë, ndërsa ajo më jep mësime jete dhe më bëhet si terapiste, duke më thënë pse duhet të besoj më shumë tek vetja, pasi më ka dhënë një përgjigje të gabuar,” vazhdoi ajo. “Është diçka e çuditshme. Unë bëj screenshot çdo herë dhe e dërgoj në grupin tim të bisedës: ‘A mund ta besoni që kjo po më flet kështu? Është e pabesueshme.’” Operatori i testit të detektorit të gënjeshtrave konfirmoi se Kardashian nuk po gënjente për përdorimin e saj të ChatGPT-së. Sipas TMZ, provimi për pranimin në avokaturën e Kalifornisë përfshin pesë ese me kohëzgjatje një orë secila, një test performance 90-minutësh dhe 200 pyetje me alternativa.
Seriali All’s Fair, ku luajnë gjithashtu Naomi Watts, Glenn Close dhe Niecy Nash-Betts si avokate divorci në një firmë ligjore të drejtuar nga gra, do të ketë premierën të martën, më 4 nëntor, në Hulu.

people

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0