Prodhuesi Korean i automobilave renditet në vendin e parë për nga kualiteti dhe besueshmëria në Gjermani, tregon një studim për vitin 2017, të cilin e ka publikuar J.D. Power.
Studimi për këtë vit ka përfshirë rreth 14.000 pronarë të automjeteve në Gjermani dhe 24 prodhues të automobilave, kur bëhet fjalë për automobilat e vjetërsisë nga1 deri në 3 vjet.
Kia ka marrë mirënjohjen si “Brendi më i mirë automobilistik”, me më pak probleme të regjistruara në mesin e 24 auto-brendeve të vlerësuara.
Ajo ka marrë 99 pikë, ndërsa në vendin e dytë është brendi tjetër korean Hyundai me 105 pikë, ndërsa e treta është Toyota me 109 pikë.
Sipas vlerësimit, brendi që ka më pak se 100 pikë do të thotë se ka më pak probleme.
Në mesin e veturave më të dalluara të Kia-s është Sportage.
Modeli më i shitur i Kia në Evropë, ka kaluar pa asnjë problem të gjitha testet e kryera në vitin 2016 nga revistat gjermane Auto Bild dhe Auto Motor und Sport.
/Zhurnal.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto