KFSEE hap thirrjen për mundësi financimi për startup-et - Business Magazine Albania

KFSEE hap thirrjen për mundësi financimi për startup-et

Keiretsu Forum SEE ka hapur thirrjen për aplikime prej startup-eve në Shqipëri dhe rajon që janë në fazat fillestare të zhvillimit të tyre për të marrë pjesë në takimin e rradhës të Forumit të Investitorëve.

‘Keiretsu Forum SEE Investors Pitch Day’ është planifikuar të mbahet më 29 mars 2024, nga ora 17:00 deri në 19:30 në Podgoricë, Mal të Zi, ku 5-6 startupe do të prezantojnë idetë e tyre përballë anëtarëve të KFSEE si dhe sipërmarrësve – anëtarë potencialë që do të jenë të ftuar.

Keiretsu Forum SEE, rrjeti më i madh privat në botë i investimeve të engjëjve me seli në Shtetet e Bashkuara,  fton të gjithë startup-et/sipërmarrësit e përkushtuar dhe ambicioz në fazat e hershme në Ballkanin Perëndimor në kërkim të kapitalit ndërmjet 50 mijë dollarë dhe 250 mijë dollarë, për të plotësuar aplikimin online nëpërmjet  dhe kontaktoni znj. Denajda Leka, Koordinatore e Startup-eve të Forumit Keiretsu SEE, në dleka@keiretsuforumsee.com, deri më 21 mars 2024.

Procesi  i aplikimit është shumë selektiv. Pasi aplikimi juaj të pranohet, ju do të keni mundësinë t’ua parashtroni startup-in tuaj anëtarëve  dhe të merrni komente dhe mbështetje për t’ju ndihmuar të rriteni dhe shkallëzoni startup-in tuaj. Formulari i aplikimit online ofron informacion në lidhje me specifikat e procesit të përzgjedhjes.

Procesi i përzgjedhjes së Forumit Keiretsu SEE

  • Të gjitha aplikimet e marra janë para-vlerësuar me kujdes nga një komitet i përzgjedhur i anëtarëve/ekspertëve të fushës së Keiretsu Forum SEE.
  • Kompanitë e përzgjedhura fillestare i nënshtrohen një procesi Deal Screening ku çdo sipërmarrës përgatit një prezantim prej 15 minutash (5 minuta prezantime thelbësore + 10 minuta Pyetje dhe Përgjigje)
  • Pas çdo prezantimi, anëtarët diskutojnë për kompanitë dhe votojnë në mënyrë anonime.
  • Startupet që renditen më lart janë të ftuara të paraqesin projektin e tyre në Ditën kryesore të KFSEE Investors Pitch më 29 mars 2024.
  • Kompanitë që marrin interes nga investitorët nga ky event , hyjnë në një fazë të kujdesit të duhur me investitorët e interesuar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0