Këto sipërmarrëse po shesin ajër në vazo për 115 dollarë - Business Magazine Albania

Këto sipërmarrëse po shesin ajër në vazo për 115 dollarë


Nëse mendoni se bota po çmendet, ja ku e keni provën. Melanie De Watts dhe motra e saj Francesca “mbledhin” ajër të pastër nga fshatrat e Anglisë. Ato e vendosin ajrin në disa vazo të vogla me anë të një shkopi atizanal.

Vazot me ajër kryesisht shiten për Kinën, e cila është e mbytur në smog. Çmimi i tyre është 80£ ose 115 dollarë. Sipërmarrëset tregojnë se deri më tani ato kanë shitur mbi 100 vazo. Nëse dhe ju dëshironi pak ajër Anglez mund të porosisni këtu vazon tuaj.

Tani po gjen vend shprehja, një sipërmarrës i zoti arrin të shes dhe ajrin.

https://www.youtube.com/watch?v=39qSsJaqkws

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0