Këto linja ajrore kanë anuluar fluturimet drejt Kinës

Këto linja ajrore kanë anuluar fluturimet drejt Kinës


Linjat ajrore në të gjithë botën, i janë përgjigjur shpërthimit të virusit corona me pezullim fluturimesh nga dhe drejt Kinës. Kjo ka sjellë anulimin e udhëtimeve të shumë turistëve dhe sipërmarrësve në një nga tregjet më të mëdha të aviacionit në botë.

Më poshtë është një listë e disa prej linjave ajrore më të mëdha, të cilat kanë pezulluar ose reduktuar fluturimet e tyre për në territorin e Kinës:

         Europa dhe Lindja e Mesme

  • Air France – Fluturimet ndaj Pekinit dhe Shangait janë ndërprerë deri në 15 Mars, fluturimet ndaj Wuhan rinisin në 29 Mars.
  • British Airways – Pezulluar deri në 29 Shkurt
  • Virgin Atlantic – Fluturimet Londër-Shangai janë pezulluar deri në 28 Mars
  • Lufthansa, Swiss dhe Austrian Airlines – Fluturimet ndaj Pekinit dhe Shangait janë pezulluar deri në 29 shkurt, fluturimet e tjera deri në 28 Mars
  • Turkish Airlines – Pezulluar deri në fund të Shkurtit
  • Etihad – Disa fluturime janë pezulluar deri në 5 shkurt, shërbimi drejt Pekinit vazhdon.
  • Emirates – Disa fluturime janë pezulluar deri në 5 shkurt, shërbimi drejt Pekinit vazhdon.
  • Qatar Airways – Pezulluar deri në një njoftim të ri.
  • Finnair – Fluturimet ndaj Pekinit dhe Shangait janë pezulluar deri në 29 shkurt, fluturimet e tjera deri në 29 mars.
  • KLM – Fluturimet ndaj Pekinit dhe Shangait janë pezulluar deri në 15 Mars, fluturimet e tjera deri në 28 Mars.
  • Iberia – Pezulluar deri në 2 Shkurt

          Amerika e Veriut

  • American Airlines – Fluturimet midis Dallas, Los Angeles dhe Kinës dhe midis Los Angeles dhe Hong Kong-ut janë pezulluar deri në 24 Prill.
  • Fluturimet Dallas-Hong Kong pezullohen deri në 23 Prill
  • United Airlines ka pezulluar fluturimet deri në 24 Prill.
  • Delta – Ka pezulluar fluturimet deri në 30 Prill
  • Air Canada – Ka pezulluar fluturimet deri në 29 Shkurt

          Azia and Oqeania

  • Air Asia – Disa fluturime janë pezulluar deri në 29 Shkurt
  • All Nippon – Disa fluturime janë pezulluar deri në 29 Mars
  • Cathay Pacific dhe Cathay Dragon – Kanë reduktuar 90% të fluturimeve
  • Japan Airlines – Disa fluturime janë pezulluar deri në 28 Mars
  • Korean Air – Disa fluturime janë pezulluar deri në fund të Marsit
  • Singapore Airlines and SilkAir – Disa fluturime janë pezulluar deri në 1 Mars
  • Qantas –Pezulluar deri në 29 Mars
  • Air New Zealand – Pezulluar deri në 29 Mars

Lexo këtu: Ja cilat janë linjat ajrore më të sigurta në botë për 2019!

 

CNN business 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0