Këto janë universitetet më inovativ në kontinentin Europian

Këto janë universitetet më inovativ në kontinentin Europian


Për vitin e 3 rradhazi, Universiteti Katolik i Leuven, ka kryesuar renditjen e listës së Reuters për universitetet më inovativ në Europë. Kjo listë identifikon dhe rendit universitetet të cilat kanë bërë më shumë në shkencat e avancuara, shpikjet e teknologjive të reja, dhe fuqizimin e tregjeve dhe industrive.

UK Leuven, është themeluar në vitin 142 nga Papa Martin V, në rajonin Flanders të Belgjikës. Gjatë gjithë kohës, ajo është njohur për influencën e madhe në inovacion dhe përgatitjen e njerëzve të aftë. Shumë patenta të këtij universiteti, janë bërë pjesë e industrisë dhe janë përmendur nëpër shumë studime. Ky, është një nga kriteret bazë të listës së Reuters. Kjo, e realizuar në bashkëpunim me Clarivate Analytics.

Në një të përgjithshme, 3 vendet e para kanë mbetur të pa ndryshuara që prej 3 vitesh tashmë. Në vendin e 2 gjendet Imperial College London, dhe në vendin e 3 University of Cambridge.

Universitetet e tjera më pas kanë bërë vetëm ndrshime të vogla.

Në vendin e 4 gjendet Federal Polytechnic School of Lausanne, e cila është ngjitur 1 pozicion më sipër nga viti i shkuar. University of Erlangen Nuremberg gjendet në vendin e 5, edhe ky 1 poziocion më sipër se viti i shkuar.

Më pas vjen Technical University of Munich në vendin e 6, me rënie 2 pozicione. The University of Manchester në vendin e 7 me 9 pozicione rritje. Në vendin e 8 University of Munich me 4 pozicioni rritje. Gjithashtu edhe Technical University of Denmark në vendin e 9 me 5 pozicione rritje.

Listën e 10 universiteteve më inovativ mbyllet me një institucion Zviceran. ETH Zurich, gjendet në vendin e 10, me 1 pozicion rritje.

Kjo, mund të jetë një referencë e mirë për të gjithë studentetë e rinj, apo ata që duan të thellojnë njohuritë e tyre.

inovativ

Burimi: Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0