Këtë vit shkollor do të jepen libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 9-të - Business Magazine Albania

Këtë vit shkollor do të jepen libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 9-të

libra falas

Në një njoftim në profilin zyrtar kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se këtë vit shkollor librat do të jenë falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9.

“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas,” shkruhet në njoftim.

Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

Përfitues në total do të jenë rreth 280 mijë nxënës. 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë, përfitojnë gjithashtu si pjesë e kategorive të veçanta.

Ky vendim vjen si një lehtësim i barrës financiare për familjet shqiptare.

Procesi mësimor këtë vit nis me 1 Shtator. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur se, dy javët e para do të shërbejnë për konsultime dhe për përsëritje, përforcim dhe përmirësim të njohurive nga viti i kaluar dhe më pas mësimi do të vijojë normalisht.

Sipas saj, temat që do trajtohen janë përzgjedhur në varësi të nevojave për çdo shkollë, por thekson ajo, nxënësit janë të lirë t’i ndjekin sipas nevojave. Mësuesit, për këto orë shtesë, do të paguhen.

Lexoni: Shkollat gati për të rinisur me 1 Shtator

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0