Ketan Makwana – Sipërmarrës, Investitor dhe Trajner është pjesë e panelit të Infocom World Albania - Business Magazine Albania

Ketan Makwana – Sipërmarrës, Investitor dhe Trajner është pjesë e panelit të Infocom World Albania


Ketan Makwana është një folës ndërkombëtar shumë i njohur i TEDx, sipërmarrës serial dhe mentor i cili e ka nisur rrugëtimin e suksesshëm të bizneseve të tij 7 vite më parë.

Si rezultat i hendekut të aftësive që ekzistonte midis edukimit të punonjësve dhe sipërmarrësve, Ketan lançoi ‘Enterprise Lab’ e cila është shndërruar në një agjenci mbështetëse për Zhvillimin, Sjelljen & Qëndrimin për më shumë se 100.000 njerëz kudo në botë.

Në vitin 2012 Ketan themeloi “Youth Enterprise Live”, e mbështetur nga Kryeministri i Anglisë dhe nga eventi më i madh i fokusuar në Edukimin, Punësimin dhe Sipërmarrjen për moshat 15-30 vjeç i organizuar në Angli, duke marrë pozicionin si këshillues i Kryeministrit për politikat e të rinjve. Punë të tjera të tij përfshijnë marrjen pjesë në Samitin E20 si dhe ka një pozicion drejtues në misionin e Parlamentit Europian & Komisionit për strategjinë e vitit 2020 për sipërmarrjen dhe punësimin.

Ketan është këshillues i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për politikat ekonomike të të rinjve, punon me qeveritë ndërkombëtare dhe ministritë për zhvillimin e ekosistemit të sipërmarrjeve, është anëtar i shumë bordeve drejtuese dhe paneleve duke përfshirë MIT dhe Konsullin Britanik, si dhe është ambasador i UKTI dhe zyrave për zhvillimin dhe mirëqenien e sipërmarrjeve të huaja në të gjithë globin.

Si një sipërmarrës Ketan është vlerësuar me:

• Çmimin “Smarta 100” në vitin 2012 për krijimin e një nga bizneseve më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar
• Biznesi më i mirë i vlerësuar nga “Start Young Global Awards”
• I përfshirë në “Maserati 100”, të cilët janë 100 sipërmarrësit që po ndikojnë në brezat e ardhshëm
• I përfshirë në “Top 100 Asian Stars” në “UK Tech” në vitin 2015
• Inovatori ikonë i dekadës i vlerësuar nga “Women Economic Forum 2015”
• Ketan ishtë një finalist në:
1. Sipërmarrës i ekselencës në “National Diversity Awards 2014”
2. Mentori më i mirë në “National Mentoring Exellence Awards 2015”

Facebook: Facebook.com/EnterpriseLab
Twitter: @Ketan_Makwana
Instagram: KetanMak

Rreth Infocom World Albania – “Rruga drejt Inovacionit”

Jemi në kohën e ndryshimeve të mëdha. Si rezultat i kësaj, ajo çfarë mund ta ketë ndihmuar një organizatë të jetë e suksesshme në të kaluarën mund të jetë shkaku i dështimit të tyre në të ardhmen. Kompanitë duhet të përshtaten dhe evoluojnë për të plotësuar nevojat gjithnjë e në ndryshim të përbërësve të saj, por shumë mund të bien dakord për një gjë: inovacioni ka të bëjë me qëndrueshmërinë! Duke qenë i qëndrueshëm, organizatat, krijojnë pozicionin e tyre në treg dhe përpiqen të udhëheqin “rrugën”. Por a mund të udhëhiqet vetëm kjo rrugë? Si mund të arrijnë dhe formësojnë inovacionin politikat, rregulloret dhe strukturat qeveritare, duke përfituar edhe vetë gjatë procesit? Këto pyetje dhe më shumë do të jenë “temat e nxehta” që folësit do të diskutojnë gjatë seancave.

Konferenca organizohet ditën e Mërkurë, 5 Prill, ora 9:00 AM deri në orën 3:00 PM në “Hotel Plaza” në Tiranë.

Për më shumë informacione rreth konferencës, klikoni KËTU.

Për t’u bërë pjesë e këtij eventi mund të aplikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0