Pajisja ekologjike u zhvillua gjatë vitit të kaluar, nga një ndërmarrje sociale e quajtur Peiskos, që do të thotë “ngrohtësi nga zjarri” në norvegjisht.
Furra nuk përdor ndonjë lëndë djegëse, por në vend të kësaj nxehet pasi uji derdhet në një hyrje elektrike. Rryma e ujit vepron si një kanal, që shkakton elektrolizën, proces që ndan atomet e hidrogjenit dhe oksigjenit dhe gjeneron energji.
“Ne donim të krijonim një makinë që lejon përdoruesit të krijojnë karburantin e tyre”, tha Davide Pallotta, një nga themeluesit e startupit.
“Djegia e këtij lloji karburanti nuk krijon asnjë emetim. Nuk është e dëmshme as për njerëzit që do ta përdorin apo për njerëzimin në përgjithësi.
“Themeluesit e Peiskos i thanë portalit teknologjik Contxto se ideja për furrën me ujë ishte e frymëzuar nga nevojat e shoqërisë, veçanërisht nga familjet në Meksikë që luftojnë me “varfërinë energjetike”.
Ata thanë se shumë njerëz nuk mund të kenë qasje apo ta përballojnë energjinë e nevojshme për të gatuar, ndezur dhe ngrohur shtëpitë e tyre, ose për t’u argëtuar. Prandaj janë të detyruar të djegin dru zjarri, të cilat jo vetëm që e ndotin ambientin dhe paraqesin rreziqe shëndetësore, por ndikojnë në shpyllëzim.
“Ka shumë komunitete që kanë vështirësi aksesin tek gazi, ndriçimi ose uji”, tha Edith Ibarra.
“Ata faktorë të veçantë ofrojnë një dritë shprese mbi komunitetet e rrezikuara me të cilat duam të punojmë.”
Të gjashtë sipërmarrësit tashmë kanë marrë prototipin e tyre në një vendbanim në periferi të Zapopanit për testim dhe për të marrë reagime nga njerëzit që mund të përfitojnë nga ajo.
“Nuk ka mënyrë më të mirë për të vlerësuar idenë tuaj të biznesit sesa ta bësh atë direkt me përdoruesin”, tha Peiskos në një postim të fundit në Instagram.
Hapi i ardhshëm për kompaninë e re është të sigurojë kapitalin që do ta ndihmojë atë të zgjerohet. “Ne jemi duke u munduar të mbledhim një milion pesos ($52,000) për të na dhënë një shtytje të rëndësishme në kërkime”, tha Ibarra. “Hulumtimi dhe eksperimentimi i vazhdueshëm janë shumë të rëndësishme në mënyrë që ne të mund të lançojmë produktin tonë me forcën më të madhe”.
Përderisa kompania nuk ka dalë në krye në konkursin e fundit, sipërmarrësit e rinj mbeten të vendosur për të vazhduar përpara me zhvillimin e biznesit të tyre.
Themeluesit e Peiskos fituan një garë fillestare në ekspozitën e teknologjisë Talent Land në prill dhe këtë muaj konkuruan në një ngjarje përshpejtuese në Mexico City, të sponsorizuar nga organizata e sipërmarrjes së lirë Enactus.
Përfundimisht, Peiskos shpreson të jetë në gjendje të dhurojë falas furrat për komunitetet e varfëra ose t’i shesë ato me një kosto shumë të ulët në mënyrë që ato të jenë të qasshme për njerëzit që kanë më së shumti nevojë për to.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.