Këshillim ligjor dhe ndihmë juridike parësore tashmë falas për çdo qytetar - Business Magazine Albania

Këshillim ligjor dhe ndihmë juridike parësore tashmë falas për çdo qytetar

Këshillim ligjor

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njofton në profilin e saj zyrtar se çdo qytetar shqiptar që ka nevojë për ndihmë juridike parësore dhe këshillim ligjor falas, tashmë është plotësisht e mundur.

Ministrja thotë se çdo i interesuar mund t’i drejtohet zyrave të ndihmës juridike parësore falas. Në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe UNDP Albania, këto zyra do të mund t’i gjeni në qytetin e Tiranës, Fierit, Durrësit, Lezhës, Pogradecit, Lushnjës, Shkodrës, Gjirokastrës, Vlorës dhe Dibrës.

Gjithashtu qytetarët mund të aksesojnë në çdo kohë edhe në portalin www.juristionline.al, numrin e gjelbër 0800 10 10 dhe së fundmi, ndihmën juridike parësore falas mund ta gjeni dhe në portalin www.e-Albania.al

Keni pyetje për  problemin tuaj ligjor? Kërkoni të filloni një proces ndërmjetësimi për mosmarrëveshjet tuaja dhe keni nevojë për informim/këshillim në lidhje me procesin? Kërkoni ndihmën e juristëve duke dërguar pyetjen direkt në platformën juristionline.al


Lexoni: Pse freelancing digjital është e ardhmja e punës?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0