Këshilli i qytetit Birmingam shpall falimentin e qytetit - Business Magazine Albania

Këshilli i qytetit Birmingam shpall falimentin e qytetit

Këshilli i qytetit të Birmingam, qyteti i dytë më i madh në Mbretërisë së Bashkuar, ka shpallur falimentin, pasi ka pranuar probleme   financiar.

Këshilli ka deklaruar se përmes njoftimit zyrtar, së bllokon të gjitha shpenzimet, përveç shërbimeve thelbësore.

Drejtuesit e këshillit e quajtën masën “një hap të domosdoshëm” për të rikthyer shpenzimet në një bazë më të fortë. Ndërkohë, opozita fajësoi qeveritë konservatore, për keqmenaxhimin e financave publike.

Sipas tyre, inflacioni i shfrenuar, krahas rritjes së kostos së kujdesit social për të rriturit dhe reduktimeve të të ardhurave nga normat e biznesit kanë ndikuar shumë në situatën në të cilët ndodhet qyteti.

Në të dhënat e publikuara në buxhet ka një boshllëk financiar në vit prej 3.2 miliardë paund.

Lexo: 5 mënyra për t’i dhënë një përshtypje të mirë punëdhënësve kur jeni duke kërkuar për punë!

Në Londër, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Rishi Sunak tha se Birmingham ka marrë më shumë se nëntë për qind rritje në fonde shtesë brenda një viti, por sërish nuk kanë arritur ta kapërcejnë kolapsin financiar.

Departamenti për qeverisjen vendore ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me këshillin, ku ka kërkuar garanci për përdorimin më të mirë të parave të taksapaguesve.

Këshilltarët duhet të mblidhen brenda 21 ditëve nga lëshimi i njoftimi zyrtar dhe të hartojnë një buxhet që bën shkurtimet e nevojshme për të reduktuar shpenzimet.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0