Këshillat që duhet të ndiqni për t'u bërë një sipërmarrës

Këshillat që duhet të ndiqni për t’u bërë një sipërmarrës


Pasuria nuk favorizon mirëkuptimin. Përkrah guximin.

E megjithatë, shumica prej nesh po presin që të ndodhë diçka para se të ndjekim ëndrrat tona.

Ne gjithmonë presim mundësinë për të prezantuar veten apo që kushtet të ndryshojnë, apo për momentin e duhur. Ne presim çdo lloj mundësie që mendojmë se do na bëjë të mundur, që do të na vendosë në rrugën e duhur apo që do të na sjellë suksesin.

Gjejeni çfarë? Ndoshta këto që ju prisni nuk do të vijnë kurrë. Dhe për fat të keq, është shpesh pritja që na pengon të arrijmë suksesin.

Lexoni: 10 ndryshime mes sipërmarrësve dhe atyre që duan të bëhen sipërmarrës

Chris Schultz, një sipërmarrës dhe investitor nga New Orleans, i cili foli ditët e fundit në konferencën GrowCo, i pyetur për udhëzimet që ai do u jepte atyre që aspirojnë të bëhen sipërmarrës, u përgjigj me një fjali të vetme:

“Mos prisni që dikush t’ju japë leje.”

Pothuajse të gjithë ne e bëjmë këtë. Ne nuk ndihemi aq të fuqishëm sa të ndërmarrim hapin dhe kështu përdorim mungesën e lejes së jashtme si një justifikim. Do të quheshit një person me fat nëse dikush tjetër do iu tregojë se ka kuptim të nisni një biznes, ose që është zgjedhja e duhur për të ndjekur pasionin tuaj, ose që po bëni zgjedhjen e duhur duke ndjekur ëndrrat tuaja.

Pothuajse askush nuk e bën këtë. Ne të gjithë jemi të lidhur me gjendjen tonë aktuale dhe kështu duam që të bëjnë edhe të tjerët. Unë jam fajtor për këtë si çdokush tjetër, përkundër faktit që përdor fjalinë klasike të Grace Hopper, “Është më mirë të lutesh për falje sesa të kërkosh lejë,” si mantrën ime.

Por edhe nëse jetoni 82 vjeç, kjo do të thotë që ju do të keni vetëm 30,000 ditë në këtë planet. Shumëzoni moshën tuaj të tanishme me 365 dhe zbriteni atë nga 30,000. Numri ka të ngjarë të jetë më i vogël se sa ju imagjinoni.

Lexoni: Dëshironi të keni ndikim të vërtetë si një sipërmarrës? Përmirësoni këto 6 gjëra

Ju nuk keni aq shumë kohë në këtë planet sa do të shpresonit. Mos e humbni një moment duke pritur që dikush tjetër t’iu thotë se është në rregull të ndiqni ëndrrat tuaja.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0