Këshilla: Si të mbani të sigurta paratë tuaja  në internet

Këshilla: Si të mbani të sigurta paratë tuaja në internet


Një sipërmarrës dhe investitor, është i obsesionuar nga teknologjia. Teknologjia po shndërron çdo cep të jetës sonë, që nga mënyra se si jetojmë, mënyra se si fitojmë e deri tek mënyra sesi shpenzojmë. Kur është fjala për financat personale, këto avancime të teknologjisë, kanë qenë jashtëzakonisht pozitive, për pjesën më të madhe. Ndërsa menaxhojmë jetët tona financiare dixhitale, ka një realitet të madh që duhet të përgatitemi, për shkeljet e të dhënave.

Sipërmarrësit janë në thelb marrës të rrezikut, por nëse ju nuk jeni të kujdesshëm në një fushë, atëherë ju vjen në ndihmë siguria dixhitale. Rëndësia e mbrojtjes së biznesit tuaj nga sulmet në internet është gjëja kryesore. Në momentin kur ju siguroheni se paratë tuaja janë të sigurta, ju krijohet hapësira për t’u fokusuar në ndërtimin e biznesit tuaj. Këtu janë disa nga këshilla për mbajtjen e parave tuaja të sigurta në internet.

Përdorni një menaxhues fjalëkalimesh
Gjithkush e di se përdorimi i një kombinimi kompleks, të rastësishëm të shkronjave, simboleve dhe numrave, si dhe diversifikimi i fjalëkalimeve tuaja, është çelësi për ta bërë të vështirë gjetjen e fjalëkalimit tuaj. Kur ndërtoni dhe drejtoni një biznes, është e vështirë të mbani mend gjithë këtë diversifikim të fjalëkalimeve, kështu rekomandohet të përdorni një menaxher fjalëkalimi. Dashlane, Keeper, LastPass dhe Blur, ofrojnë opsione falas ose abonime që marrin përsipër sigurinë e fjalëkalimeve që ju përdorni. Dhe, sigurisht, gjithmonë zgjedhni për autentifikimin e shumë faktorëve. Është një mënyrë e thjeshtë për t’u mbrojtur.

Përdorni rrjetet e sigurta Wi-Fi
Jo të gjitha mënyrat për të hyrë në Wi-Fi janë krijuar të barabarta. Sa herë që bëni ndonjë gjë të ndjeshme, si regjistrimi në një llogari bankare, duhet të jeni të kujdesshëm. Ju mund t’a bëni këtë në dy mënyra: së pari, sigurohuni që rrjeti juaj Wi-Fi dhe router të kenë mbrojtje të fortë me fjalëkalim; së dyti: mendoni dy herë para se të përdorni një rrjet publik Wi-Fi, për ndonjë gjë që lidhet me financat personale. Opsionet më të mira kur jeni në rrugë përfshijnë përdorimin e një VPN (rrjeti privat virtual) ose përdorimin e planit tuaj të të dhënave. Kjo do të thotë që nuk keni nënshkruar në llogarinë tuaj bankare në laptopin tuaj, derisa jeni duke përdorur Wi-Fi të lirë. Prisni derisa të jeni në shtëpi ose në një rrjet të sigurt.

Lexo: Askush nuk investon në pasiguri. Flet CEO i Siemens për Brexit

Merrni një “minutë të parave” të përditshme
Si pjesë e sigurisë së mirë të financave personale, rekomandohet të merrni një “minutë të parave” të përditshme. Hyni në aplikacionin tuaj të menaxhimit financiar, skanoni transaksionet tuaja të fundit dhe sigurohuni që çdo gjë të jetë e saktë, si shitësit ashtu edhe shumat. Nëse do të vinin re që dicka nuk po shkon mirë, atëherë më e mira që mund të bësh është të lajmërosh bankën tënde. Kjo është një praktikë e mirë jo vetëm për llogaritë tuaja personale, por edhe për transaksionet tuaja të biznesit.

“Në rastin e një shkelje të sigurisë, marrja e një minute të përditshme të parave bëhet një domosdoshmëri”. Pas një shkelje, përveç monitorimit nga afër të parave tuaja, rekomandohet që të krijoni alarme për mashtrime me institucionet tuaja financiare. Një alarm mashtrimi kërkon që kompanitë të verifikojnë identitetin tuaj përpara se të lëshojnë kredi. Jini të kujdesshëm për numrat e panjohur të telefonit. Mashtrimet e telefonit po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.  Asnjëherë mos shpërndani informata personale me telefon, përveç rasteve kur është një thirrje që keni nisur me një numër të verifikuar. Thjesht përdorni këto këshilla për të mbrojtur veten përgjatë rrugës.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0