Këshilla që iu ndihmojnë të rrisni një fëmijë me shumë vetbesim - Business Magazine Albania

Këshilla që iu ndihmojnë të rrisni një fëmijë me shumë vetbesim


Besimi në vete është një nga dhuratat më të mira që një prind mund t’i bëj fëmijës.

Carl Pickhardt, psikolog dhe autor i 15 librave për prindërit, thotë se një fëmijë i cili nuk ka vetbesim është më i ndrojtur për të provuar gjëra apo sfida të reja sepse ai ka frikë nga dështimi apo mos i zgjëgenj të tjerët.

Kjo gjë mund t’i pengojë fëmijët më vonë në jetë dhe ti ndalojë ata të kenë një karrierë të suksesshme.

“Armiqtë e besimit në vete janë frika dhe dekurajimi,” ka thënë ai. Kështu që, prindër është puna juaj të mbështesni dhe inkurajoni fëmijët tuaj ndërkohë që ata sforcohen për të realizuar detyra të ndryshme.

Këshilla që iu ndihmojnë të rrisni një fëmijë me besim në vete:

1. Vlerësoni përpjeket pa marr parasysh nëse fitojnë apo humbasin

Kur rritesh kupton se udhëtimi është më i rëndësishëm se destinacioni.

Kështu që nëse fëmija juaj bën golin e fitores për skuadrën e tij apo gabimisht gjuan jashtë fushe, duartrrokiteni atë për mundimin, ka thënë Pickhardt. Ata asnjëherë nuk duhet të ndihen të turpëruar vetëm se provuan.

“Përtej pengesave, përpjekjet e vazhdueshme të ndihmojnë të rrisësh vetbesimin,” shpjegon ai.

2. Lërini t’i zgjidhin vet problemet e tyre

Nëse e bën ti punën në vend të fëmijës, ai asnjëherë nuk do të ketë aftësinë apo besimin për t’i zgjidhur problemet vet.

“Ndihma prindërore mund të pengojë besimin në vete,” shpjegon Pickhardt.

Me fjalë të tjera, është më mirë që fëmija të marr me forcat e tij një 8 apo një 9 se sa një 10 të pamerituar, sepse në këtë mënyrë ai do të mësojë si t’i zgjidhi problemet dhe si ta bëj punën siç duhet.

3. Lërini të sillen sipas moshës që kanë

Mos prit që fëmija yt të sillet si një i rritur. “Kur një fëmijë ndjen se duhet të sillet si prindërit e tij sepse sipas tyre kjo është gjëja e duhur, iu duhet të kuptoni që ky është një standart joreal që dekurajon përpjekjet,” ka thënë ai.

“Përpjekjet për të patur sjellje të një moshe më të avancuar reduktojnë vetbesimin.”

5. Inkurajoni kuriozitetin

Ndonjëherë pyetjet e pafundme të fëmijës suaj mund të jenë lodhëse, por gjithsesi ato duhet të injkurajohen.

Paul Harris nga Universiteti Harvard ka thënë për The Guardian që pyetjet janë një ushtrim ndihmues për zhvillimin e fëmijës sepse kjo do të thotë që ata e kupojnë se “ka gjëra që ata nuk i njohin shumë mirë… ka botë dijesh të padukshme të cilat ata nuk i kanë vizituar asnjëherë.”

Kur fëmijët fillojnë shkollën, ata që vijnë nga familjet të cilat i përkrahin pyetjet kurioze kanë një përparësi kundrejt pjesës tjetër sepse ata kanë praktikuar marrjen e informacionit nga prindërit e tyre. Me fjalë të tjera, ata thjesht dinë të mësojnë më mirë dhe më shpejt.

6. Jepini atyre sfida të reja

Tregojini fëmijës tuaj se ata mund të kenë dhe mund të përmbushin qëllime të vogla duke arritur më pas në arritje më të mëdha – si përshembull të ngasësh një biçikletë me dy dhe jo me 4 rrota.

“Prindërit mund të rrisin vetbesimin duke rritur përgjegjësit që fëmijët duhet të kenë,” shpjegon Pickardt.

7. Jini autoritar, por jo shumë i ashpër apo strikt

Kur prindërit janë shumë strikt apo kërkues, besimi i fëmijës reduktohet.

“Varësia që i krijoni fëmijës me fjalë mund ta pengojë atë të veproj vet e të jetë guximtar,” ka thënë ai.

/TheIndependent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndërto diçka që njerëzit e duan dhe gjithçka tjetër do të vijë vetvetiu.”
— Paul Graham
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0