Këshilla për një mbledhje pune të suksesshme

Këshilla për një mbledhje pune të suksesshme


Padyshim që në nisje të një jave edhe ngarkesat e përgjegjësitë shtohen. Shumë projekte mbyllen e shumë të tjera fillojnë. Ndër detyrat e përditshme, nuk është habi që t’ju presin edhe mbledhje, shpesh të gjata, me shumë diskutime, aq sa të bëjnë të ndihesh sikur po humb kohë.

Të jesh ai që flet më shumë, nuk të bën njeriun më të vlefshëm në mbledhjen e punës. Por “zhurma” është shumë më e thjeshtë të gjykohet më lehtësisht se inteligjenca. Ndaj, më shumë se i zgjuari, spikeri më me vetëbesim të lartë përfundon duke e dominuar diskutimin.

Por çfarë duhet bërë rreth saj? Si mund ta bësh mbledhjen më ‘mikpritëse’ edhe për tipat më të heshtur të cilët kanë nevojë të bluajnë mendimet e tyre para se t’u shpëtojë diçka pa kuptuar?

Lexo: Disa fraza motivuese që një lider duhet t’ia thotë ekipit të tij

Gjatë një mbledhje natyrisht lindin debate dhe mospërputhje mendimesh. Në këtë artikull do të lexoni disa këshilla se si të keni një mbledhje të sukseshme dhe produktive:

  • Përgatituni përpara një mbledhje – Merrni kohën tuaj që të përgatitni një dokument me të gjitha pikat që do të rishikoni. Sigurisht që duket e thjeshtë, por shumë njerëz vijnë në mbledhje të papërgatitur. Merrni me mend edhe pyetjet që do t’ju drejtojnë gjatë mbledhjes. Jini të përgatitur që në çdo moment të përgjigjeni me zgjuarsi dhe intelekt.
  • Mendohuni para se të flisni – Gjatë një mbledhjeje, e cila zhvillohet kryesisht gjatë orarit të punës, shpesh humbet shumë kohë kur njerëzit dalin jashtë teme. Pyet veten para se të flisni, “A ndihmon, a është produktive, dhe e kuptimshme për atë çfarë ne duam të realizojmë?”
  • Bëjeni mbledhjen atraktive dhe të këndshme – Nëse mban një mbledhje thjesht për të dërguar një mesazh, më mirë dërgo një e-mail. Në një mbledhje, që të marrësh frytet e organizimit, pyet gjithkënd dhe merr ide të reja duke pyetur për mendime të ndryshme.
  • Jini të vëmendshëm – Mund të jetë normale në këtë kohë, por shikimi tek celulari juaj gjatë mbledhjes është shenjë e mungesës së përqëndrimit. Nëse mbledhja nuk ja vlen të dëgjohet, ndoshta është më mirë që të kthehesh tek tavolina jote e punës.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0