Kërkesa për gaz, Europa në kërkim të alternativave, Shqipëria pjesë e planeve

Kërkesa për gaz, Europa në kërkim të alternativave, Shqipëria pjesë e planeve


Edhe pse kërkesa për gaz në Europë është në rënie, varësia e saj nga importet është në rritje. Bashkimi Europian importon rreth 53% të energjisë që konsumon, me një kosto prej më shumë se një miliard euro në ditë.

Mesatarisht, 28 shtetet anëtare të BE-së importojnë rreth 66% të gazit të tyre natyrore, ndërsa dhe tetë prej tyre kanë 100% në varësi nga importi i gazit rus si burim i vetëm i furnizimit, këtu bëhet fjalë për Finlandën, Estoninë, Letoninë, Çekinë dhe Bullgarinë.

Rusia furnizon me gaz Europën në rreth 33% të totalit të tregut dhe kjo varësi paraqet një kërcënim gjithnjë në rritje për sigurinë, siç dëshmohet nga konfrontimi mes qeverisë ukrainase dhe Gazprom-it. Furnizimi me gaz i Europës u rrit nga 28% në 32% në mes të 2009 – 2011-ës dhe më pas u ul në 19% në vitin 2013.

Zhvillimi i Europës varet edhe nga furnizimi i qendrueshëm dhe çmimet konkurruese të gazit. Komisioni i BE-së e sheh importin e gazit të lëngshëm si thelbësore në arritjen e objektivit të saj për diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji.Të gjitha terminalet e gazit të lëngshëm në Europë janë objekt importi, me përjashtim të vendeve që nuk janë në BE. Norvegjia dhe Rusia janë vendet që eksportojnë. Aktualisht në Europë ka 23 terminale gazi, nga të cilat 21 janë në vendet e BE-së (dhe prandaj i nënshtrohen rregullimit të BE-së), dhe dy janë në Turqi (i cili është një vend kandidat për anëtarësim në BE).

Terminalet ekzistuese tregojnë një shpërndarje të balancuar përgjatë bregdetit të Europës, shumica e tyre ndodhet në veriperëndim dhe jugperëndim të kontinentit. Lituania është vendi i fundit importues i gazit në Europë, ndërsa listës pritet t’i shtohet Polonia.Në vitin 2014, kapaciteti total i rigazifikimit në 23 terminale ishte 201 miliardë metra kub. Kjo sasi është e mjaftueshme për të mbuluar rreth 40% të kërkesës për gaz.

Katër terminale ve të reja të importit të gazit janë aktualisht në ndërtim : në Francë (Dunkerque), Poloni (Śëinoujście) dhe Spanjë (Tenerife dhe Gran Canaria). Me shtimin e këtyre terminaleve, kapaciteti vjetor do të rritet në 221 bcm në vit deri në 2019-ën.

Megjithatë, pas tre vitesh në rënie, importet e gazit u rritën në tremujorin e fundit të vitit 2014, pasi diferenca e çmimeve midis Azisë dhe Europës pothuajse u zhduk. BE-ja, për të krijuar një treg të integruar dhe të sigurt të energjisë ka hartuar një listë me 248 projekte me interes të përbashkët.Aktualisht janë 20 terminale me shkallë të gjerë të importit të gazit natyror që po merren në konsideratë në Europë, pjesa më e madhe e të cilave do të jenë në territore të vendeve të BE-së, përveç atyre në Ukrainë, Rusi (Kaliningrad Oblast zonë e cila gjendet mes Polonisë dhe Lituanisë), Shqipëri dhe Turqi, si vende që aspirojnë që të bëhen anëtare.

Tetë prej terminaleve të planifikuara do të përfaqësojë në shkallë të gjerë terminalin e parë e importit të gazit të lëngshëm për Shqipërinë, Kroacinë, Estoninë, Irlandën, Letoninë, Maltën, Rumaninë dhe Ukrainën.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0