Keni një ide për bizneset sociale? Ja si mund të aplikoni - Business Magazine Albania

Keni një ide për bizneset sociale? Ja si mund të aplikoni


Të rinjtë e kryeqytetit dhe krahinave përreth që kanë një ide biznesi social kanë mundësi të aplikojnë në Bashkinë e Tiranës, për grante për krijimin e biznesit të tyre.

Bashkia e Tiranës filloi zyrtarisht Projektin për Fondin e Programit të Nxitjes së Punësimit në Ndihmë të Krijimit të Biznesit Social Rinor të Bashkisë së Tiranës financuar nga burime publike, që do t’u japë të rinjve mundësinë për vetëpunësim.

Në fazën e parë, kandidatët aplikojnë me idenë e tyre për biznes. Për këtë ata duhet të plotësojnë formularin e aplikimit. Në fazën e dytë aplikantët e pranuar do të trajnohen për aftësi të përgjithshme të biznesit.

Ndërkohë që në fazën përfundimtare, fituesit do të firmosin një kontratë 24-mujore për të marrë financimin e grantit dhe mbështetjen këshilluese.

Prioritet do të kenë të rinjtë nga mosha 18-35 vjeç, personat me aftësi të kufizuar, ndërsa fushat ku do të aplikohet janë kryesisht: turizëm, teknologji informacioni, shërbime etj. Fondi total i projektit në vitin 2016 është 10 milionë lekë, ndaj të cilit do të shpallen 20 përfitues dhe granti për individ do të jetë 500.000 lekë.

Kusht për kandidatët fitues është ofrimi i kontributit financiar të barabartë me të paktën 20% të grantit të financuar të kërkuar. Kjo është thirrja e parë për aplikantë dhe afati i fundit është data 30 nëntor.

 

burimi: gazetaexpress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0