A ke ti një personalitet të fortë?...Ja shenjat që e tregojnë - Business Magazine Albania

A ke ti një personalitet të fortë?…Ja shenjat që e tregojnë


Njerëzit me personalitet të fortë nuk janë dominues apo të pasjellshëm. Asnjë nga këto nuk reflekton atë çfarë jeni, apo personalitetin tuaj. Në fakt njerëzit me personalitet të fortë janë sfera të mëdha të mbushura me pambuk – ata kanë një zemër të mirë dhe janë të butë në të vërtet ndryshe nga çfarë duken.

Por gjërat ndërlikohen sepse njerëzit me personalitet autoritar(ata që refuzojnë të ulen edhe kur e kanë gabim dhe nuk i pranojnë gabimet) I japin njerëzve me personalitet të fortë (ata që mbajnë përgjegjësi për veprimet, fjalët dhe gabimet) një reputacion jo të mirë. Nuk do të thotë se ti do të dali e jotja gjithmonë, ti thjesht nuk do ti lësh të tjerët të shkelin mbi ty sa herë të duan.

Sigurisht, disa njerëz mund të kenë frikë nga ty, por kjo thjesht sepse ata nuk të kuptojnë. Si mund të jesh kaq komfort me veten sa që nuk ke nevojë për asnjë njeri tjetër ku mund të mbështetesh?

Ja disa shenja që tregojnë se ti ke një personalitet të fortë që mund ti frikësojë të tjerët:

TI NUK I TOLERON JUSTIFIKIMET

Ndryshe quhet “përgjegjësi.” Ty nuk të pëlqejnë justifikimet. Nëse ke një personalitet të fortë, ti nuk rri të dëgjosh ankesat e njerëzve dhe justfikimet përse ata nuk mund të bëjnë diçka, për gabimet e tyre apo për faktin pse ata nuk mund të jenë të suksesshëm. Në vend të kësaj ti dëshiron të fokusosh energjitë e tua në gjëra që mund t’i bësh, që kanë një zgjidhje dhe që janë të arritshme. Sigurisht ka shumë arsye përse nuk mund të realizosh diçka…por ka më shumë arsye pse mund t’I realizosh të gjitha.

TI NUK I DURON DOT THASHETHEMET

Thashethemet janë të padurueshme. Ti ke shumë ide, këshu që ti nuk do të harxhosh kohën duke folur për rrobat që ka veshur dikush apo me kë po shoqërohet ai/ajo, kur mund të jesh duke folur për gjërat që vërtet kanë rëndësi dhe që ndoshta mund të ndryshojnë dhe botën.

Ti ndoshta mendon se nuk di të bësh thashetheme. Kjo nuk është aspak e vërtet. Të gjithë mund ta bëjnë këtë. Ajo që ndodh në të vërtetë është që ti nuk ndihesh rehat sepse thashethemte vrasin kohën dhe qelizat e trrurit.

TI QËNDRON LARG NJERËZVE TË PASHPIRT, IDIOT DHE INJORANT

Njerëzit autoritar kanë një mungesë dijesh dhe mirëkuptimi.

Njerëzit me personalitet të fortë mendojnë më shumë dhe janë të mirë-informuar.

Ka një diferencë të madhe midis këtyre dy kategorish.

Ti e përdor fuqinë e trrurit për mirë dhe për të bërë gjëra efektive. Prandaj ti nuk i toleron njerëzit që japin gjykime të menjëhershme për gjëra që nuk i dinë. Ata ndoshta mund të jenë cilësia jote më e mirë – jo sepse ti mund të përdorësh intelektin tënd për të influencuar te të tjerët, por ti mund të përdorësh dijet e tua për t’i inkurajuar ata të mendojnë para se të flasin në mënyrë që mos të ndotin ajrin.

TI I DËGJON TË TJERËT

Kjo duket si një gjë shumë e mirë të cilën të gjithë e vlerësojnë. Gjithsesi t’i dëgjosh njerëzit dhe t’iu japësh atyre këshilla të sinqerta mund të jetë e tmerrshme për dikë i cili ka zgjedhur ta jetojë jetën e tij në një kuti nënshtrimi dhe turpi.

TI NUK KE FRIKË

Në fakt ti ke frikë nga të paktën një gjë. Por ka një ndryshim mes frikës tënde dhe frikës së të tjerëve; frika jote nuk të tregon se si duhet ta jetosh jetën tënde.

TI E SHIKON PASIGURINË SI NJË MUNDËSI

Epo të gjithë kemi momentet tona të pasigurisë. Por ajo çfarë ti bën me këto ndjenja ka rëndësi. Për ty, pasiguria është një mundësi për t’u përmirësuar. Ti e di që je larg nga perfektja por ti vazhdon akoma në rrugën që ke nisur. Ti vazhdon të mësosh dhe të evolosh, pavarsisht faktit që mund të dukesh si një idiot. Ky është përkufizimi i jetës…jo thjesht ekzistencë.

Është e vërtetë, disa njerëz nuk do të të pëlqejnë. Ata mendojnë se ti je një tip shumë i vështirë. Por ndërkohë që disa e perceptojnë sit ë vështirë, disa të tjerë e shohin si sfiduese. Ti i sfidon njerëzit e tjerë të jenë version më i mirë i vetes, një eksperincë kjo jo shumë e lehtë.

/Unisoultheory

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0