Ke një histori të dështuar? Rrëfehu në "FuckUp Nights” në Protik - Business Magazine Albania

Ke një histori të dështuar? Rrëfehu në “FuckUp Nights” në Protik


“FuckUp Nights” është një seri eventesh mujore që realizohen në të gjithë botën, ku njerëzit flasin në lidhje me dështimet më të mëdha profesionale ose falimentimet e bizneseve të tyre. Në “FuckUp Night” tregohen histori dështimi, zhvillohen, pyeten por dhe festohet. Eventi i parë “FuckUp Night” është realizuar në qytetin e Meksikës, në shtator të vitit 2012. Që prej atëherë, “fuckupers” rreth gjithë botës mblidhen çdo muaj për të pirë së bashku dhe për të rrëfyer tri historitë e tyre të dështimit. Në çdo “FuckUp Night” 2 ose 3 të ftuar rrëfejnë historinë e tyre të dështimit:

  • Në lidhje me çfarë ishte projekti i tyre?
  • Ku gabuan në projekt?
  • Çfarë mësuan prej dështimit në këtë projekt?
  • Çfarë do të kishin bërë ndryshe?

Folësit mund të jenë prej fushave të ndryshme: artist, arkitekt, persona në fushën e teknologjisë, të ambjentit, sociale, madje dhe një doktor, i cili para disa vitesh kishte hapur një shtëpi publike që falimentoi. Secili tregon historinë e tij në 10 imazhe, secilin të demostruar në 40 sekonda dhe në fund të çdo historie audienca bën pyetje.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0