Një kartë për të drejtat e qytetarit në përfitimin e shërbimeve publike pritet të miratohet së shpejti.
Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, ka bërë të ditur se projektvendimi i Këshillit të Ministrave është bërë pjesë e një Konsultimi Publik.
Karta, parashikohet të ketë të drejtat kryesore të qytetarit e sipërmarrjes lidhur me sigurimin e shërbimeve publike nga administratës shtetërore.
Mes këtyre të drejtave është: e drejta për informim, akses në shërbimet publike, për zgjidhje efektive, për procedimin e kërkesës sipas radhës së aplikimit, e drejta për ankim, etj.
Të drejtat e qytetarit lidhen me rregullat e sjelljes që administrata duhet të ketë në sportelet e shërbimit, mënyrën e aplikimit për marrjen e shërbimit, si dhe rregullat për mënyrën e përdorimit të formave dhe funksionalitetin e kanaleve të ndryshme të ofrimit të shërbimeve publike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto