Karriera në udhëkryq - Business Magazine Albania

Karriera në udhëkryq

Gjergji Stefa, kontributor

Një punë e mirë me një rrogë të lartë dhe post drejtues, apo biznes personal shërbimi?! Ju takon të zgjidhni!

Kur kalon një farë kohe në këtë industri e kupton se si kudo – në çdo biznes – ka gjithnjë një filofozi. Nëse pas 3 vitesh fitimi nuk është më i lartë se dyfishi i rrogës mesatare në Tiranë atëherë duhet të heqësh dorë. Mirë se vini në industrinë e pronave të paluajtëshme, atje ku njerëzit të thonë gjithnjë sa fitojnë, por pakkush të thotë sa shpenzon…

Shumica e atyre që tentojnë këtë lloj biznesi janë ose ende shumë të rinj, ose të maturuar mjaftueshëm për të krijuar një stil të ri jetese. Potencialisht moshat mbi 35 vjeç janë hipotetikisht me sukses më të garantuar – formimi, network-u, njohuritë mbi pronat e transaksionet, përvoja, etj – por më së shumti kjo gjeneratë dështon sepse prej ndoshta më shumë se 10 vitesh ka punuar me statusin e të punësuarit. Imagjinoni një njeri që merr afro 2 mijë euro në muaj. Jeta e tij është në pamje të parë luks i vërtetë. Ai ka një të ardhur fikse aq solide sa mund të ketë, sigurisht nëpërmjet borxhit bankar, shtëpinë, makinën dhe pushimet që do. Me diferencën jeton mirë, ushqehet dhe bën një jetë sociale. Por, sepse gjithnjë ka një ‘por’, befas, kompania ku ai prej vitesh ka investuar trurin, energjinë dhe këstet bankare bashkangjitur, zgjohet dhe kundrejt një pakete jo fort të keqe, thotë: “ti nuk je më në planet e mia”. Mos më thoni që nuk ju ka ndodhur…

Në këtë moment ti ke afro 20 mijë euro bonus nga shkarkimi në bankë dhe një faqe LinkedIn ku mendon se të gjithë janë duke të pritur ty, që të të shkarkojnë e të të punësojnë. ‘Si mund të më thonë mua jo’, mendon, teksa harron, që në të njëjtën platformë raporti është 1 me 7. Pra, ka 7 që mendojnë si ty dhe njëri që duhet të zgjedhë mes ju të 7. Nëse ke studiuar pak statistikë e kupton që propabiliteti për të arritur atë që do është më i vogël se 15 përqind. Sikur të jesh edhe pak me fat, mund të mos të pëlqejë, puna, kompania, rroga, pozicioni. E gjitha kjo zgjat me muaj dhe paratë e fituara nga shkarkimi po harxhohen, këstet nuk ndryshojnë, jeta sociale është e njëjta, çmimet rriten. Derisa vjen i njëjti moment për të gjithë. Po tani?!

Një 35-vjeçar që ka jetuar për shumë vite me rrogë të mirë nuk ka asnjëherë para mënjanë. Më së shumti ka rritur detyrimin bankar për ta bërë jetën komode dhe biznesi, sidomos shitja me shumicë ose pakicë, do likuiditet fillestar. Planet e biznesit në banka nuk funksionojnë, por dhe sikur të ishin prezente, 35-vjeçari i shkarkuar nga puna, nuk ka më çfarë të ofrojë si garanci. Shtëpia dhe makina janë kolateral për vetë ato.

Kur një i tillë futet në një zyrë real estate, në shumicën e rasteve ka pak mllef brenda. Aty në të njëjtën zyrë sheh një tjetër kategori njerëzish. Shumica e tyre nuk kanë shkollim, më shumë se gjysma nuk dinë asgjë nga gjeografia, historia apo letërsia. Nuk kanë ndonjë kulutrë të përgjithshme dhe nivelin e bisedave përtej punës e kanë nën mesatar. Megjithatë, janë praktikë, dinë të negociojnë, shesin mirë pronat e informacionin dhe bëjnë një jetë të shkujdesur. Pa orare, tërë kaos, shumë takime, emocione, natën dhe ditën. Shpenzojnë aq shumë sa në fund ka raste që në një muaj të jenë dhe me humbje. E shkuara është tërësisht e parëndësishme. Ka të të gjithë moshave, nga të gjitha anët, të gjitha “prerjeve”. Janë shumë në fakt, ndoshta më shumë se çfarë ka nevojë tregu. Dhe i sheh gjithë ditën me laptop, telefon, nëpër rrugë, duke listuar e postuar.

Imagjinoje veten tënde pas 15 vitesh punë, ke një makinë luksoze dhe dikush të merr në telefon e të thotë: kam një shtëpi 300 mijë lekë të vjetra në Ali Dem, po ma dhe me qera do të jap gjysmat. Uhhh! Mirë se erdhe në real estate!

Sa më shpejt të heqësh dorë nga e shkuara që nuk ta ofroi ndoshta të ardhmen që ti doje dhe sa më shpejt të përshtatesh me biznesin personal të inkorporuar në një markë, aq më shpejt do bëhesh një biznesmen i suksesshëm. Veshje, transport, dreka, darka, marëdhënie me klientet, marketim online dhe offline, asistencë. 5 bazat kryesore të biznesit! Sepse pavarësisht se nuk ka investime bazike, nëse investon zero lekë fiton po kaq. Plan biznesi i qartë, objektiva dhe jepi!

Një real estate agent në Tiranë duhet të shpenzojë për biznesin e tij të paktën 8 mijë euro në vitin e parë, shifër e cila duhet rritur me 20-30 përqind në çdo vit. Në të njëjtin vit duhet të jeni me fat nëse në fund fitoni afro 2-3 mijë euro në vit. Më pas gjithçka fillon e rritet. Real estate nuk është një garë shpejtësie, është një maratonë.

Një miku im që prej tri vitesh punon në këtë industri me tha që vitin e parë realizoi afro 36 mijë euro të ardhura, vitin e dytë 65 mijë euro, vitin e tretë 95 mijë euro. Urra!

Por kujdes, se kur e pyeta për fitimin duke qeshur më tha: është 15 përqind në rastin më të mirë, aq sa në çdo biznes. Dhe fitimi del pasi ti heq të gjithë shpenzimet, nga kafja e mëngjesit e deri te veshjet e dreka-darkat, për të mos folur për sistemet e marketimit. Jo keq, të jetosh dhe të kesh një divident prej 15 mijë euro në vit. Pas vitit të tretë, theksoi i njëjti mik.

Nuk ka asnjë ndryshim esencial mes fitimit të një të punësuari me rrogë të lartë dhe një biznesmeni në shërbime. Ky i fundit ka më shumë të ardhura, por ama ka shumë shpenzime. Fitimi është njësoj. Gjithçka tjetër është ndryshe. Kë do zgjidhnit?!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0