Karen Uhlenbeck, femra e parë që fiton çmimin Abel në matematikë - Business Magazine Albania

Karen Uhlenbeck, femra e parë që fiton çmimin Abel në matematikë


Karen Keskulla Uhlenbeck, një profesore e mirënjohur në universitetin e Texas në Austin, e cila njihet për përparimet e saj novatore në analizën gjeometrike dhe teorinë e masës, është gruaja e parë që fiton çmimin prestigjoz Abel të matematikës.

Modeluar nga Çmimet Nobel dhe dhënë nga Akademia Norvegjeze e Shkencave, çmimi Abel i jepet çdo vit matematicienëve, kontributet e të cilëve në këtë fushë janë të një ndikimi të jashtëzakonshëm. Çmimi është një shpërblim në para prej gjashtë milionë kronash norvegjeze, ose afërsisht 700,000 dollarë.

Uhlenbeck, nderohet për “ndikimin themelor të punës së saj në analizë, gjeometri dhe fizikë matematikore”. Ky çmim për herë të parë në historinë 16-vjeçare të Abel i jepet një femre.

Uhlenbeck është e njohur për punën e saj në ekuacionet diferenciale gjeometrike parciale, por edhe për sistemet integrale dhe teorinë e masës. Një nga kontributet e saj më të mëdha janë teoritë e matematikës parashikuese. Ajo njihet si pioniere në fushën e analizës gjeometrike. Duke u rritur, Uhlenbeck kurrë nuk e parashikonte veten si matematiciene. Në vend të kësaj, ajo ishte e interesuar më së shumti për të lexuar tema të fuqishme shkencore. Pas regjistrimit në një kurs matematike në Universitetin e Michigan, ajo ndryshoi mendje dhe në vitin 1968, fitoi një doktoraturë në matematikë nga Universiteti Brandeis.

Si një nga pak femra në programin e saj, Uhlenbeck përjetoi një përçmim të konsiderueshëm nga bashkëmoshatarët dhe profesorët. “Na u tha që nuk mund të bënim matematikë sepse ishim femra”, thotë ajo. “Por më pëlqente të bëja atë që nuk duhej të bëja. Ishte një lloj rebelimi legjitim”.

Fitimi i Çmimit Abel shton një kapitull tjetër për historinë e gjatë të karrierës së Uhlenbeck. Sipas New York Times, ajo më parë ka fituar një MacArthur Fellowship dhe në vitin 1990 u bë gruaja e dytë që ka dhënë një fjalim në Kongresin Ndërkombëtar të Matematicienëve. Sipas një njoftimi për shtyp të UT Austin, Uhlenbeck gjithashtu ka udhëhequr disa fushata të informimit dhe mentorimit që synojnë mbështetjen e femrave në matematikë.

Megjithatë, anëtari i Royal Society Fellow, Jim Al-Khalili përfundon në një deklaratë: “Njohja e arritjeve të Uhlenbeck duhet të ishte shumë më e madhe, sepse puna e saj ka çuar në disa nga përparimet më të rëndësishme në matematikë gjatë 40 viteve të fundit”.

burimi: smithsonianmag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0