7 mjekë të seksionit të patologjisë, në Spitalin Rajonal të qytetit të Durrësit janë vetëkarantinuar.
Aktualisht stafit mjekësor u janë marrë monstrat për të kryerë analizat, nëse do të rezultojnë mbartës ose jo të Covid-19. Ata janë në pritje të përgjigjeve nga analizat.
Lexo: Shkon në 12 numri i të prekurve nga Coronavirus në Shqipëri
Ky staf mjekësh është pikërisht stafi i cili i ka shërbyer 78-vjeçares nga Durrësi. 78 vjeçarja është viktima e parë, e shënuar në Shqipëri. Viktima nuk i kishte treguar mjekëve se ajo kishte qëndruar disa ditë në Itali.
Mjekët kanë konfirmuar se e moshuara, vuante gjithashtu edhe nga disa sëmundje kardiake dhe pulmonare.
Gjendja aktuale në Shqipëri është kjo:
- 157 persona të dyshuar për Covid-19
- 11 persona pozitiv
- 1 viktimë nga Covid-19
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto