Karantinë 2 javore për kë vjen nga Greqia e Maqedonia. Në 25 prill emigrantët s’do të votojnë - Business Magazine Albania

Karantinë 2 javore për kë vjen nga Greqia e Maqedonia. Në 25 prill emigrantët s’do të votojnë

Komiteti i Ekspertëve vendosi se personat që do të vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të vendosen në karantinë 2 javore. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, shpjegoi se kjo masë e re anticovid do të jetë një parandalim për përhapjen e infektimit, ndërsa vjen 1 javë para mbajtjes së zgjedhjeve të 25 prillit dhe 2 javë para festës Pashkëve Ortodokse dhe që duket se do të frenoje ardhjen e emigrantëve nga Greqia.

“Ajo që vihet re në Rajon situata paraqitet ndryshe, ndryshe nga vendi ynë, në fqinjët tanë, në Maqedoninë e Veriut numri rasteve janë shtuar, por edhe i jetëve të humbura, e kjo duket në grafikët e paraqitura. Duke parashikuar faktorët do të merren edhe masat. Mos respektimi nga subjektet elektorale mund të ndikojë në rritjen e rasteve. Festa e Pashkëve do të sjellë edhe ardhje nga vendet e tjera. Kujtojmë se vitin e kaluar, për Pashkë u rritën rastet, dhe numri i jetëve te humbura. Duke pare situatën lokale, ku e zë Gjirokastra, nga dita e nesërme qëndrimi në karantinë 2 javore për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri më 3 maj,” shpjegoi Rakacolli.

Ndërkaq ekspertët u shprehën se është vlerësuar se nxënësit e viteve të parë dhe të dyta që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë.

Duke u bazuar në shifra, situata epidemiologjike sipas ekspertëve të shëndetit duket e qëndrueshme. Drejtorja e ISHP-së, Albana Fico, tha se ka një rënie të madhe të mesatares ditore të rasteve pozitive me Covid-19. Por përveç kryeqytetit një numër i lartë rastesh është vënë re edhe në Gjirokastër, Berat dhe Korçë.

“Mesatarja ditore e rasteve të diagnostikuar pozitivë ka zbritur në 172, nga mbi 200 që ishte. Numri total i rasteve aktive është 25 668. Mbetet raporti meshkuj-femra 48-52%, ndërsa është ndryshe numri i vdekjeve. Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 nuk kanë pacientë për momentin, por janë në gatishmëri të plotë. Një indeks tjetër është edhe ulja e vdekshmërisë, e cila nga 50 në një javë më parë, ka shkuar në 25”, shtoi Fico.

Ndërsa shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj theksoi se është ulur numri i vizitave në banesë. Sipas tij në 24 orët e fundit janë bërë vetëm 33 vizita për Covid-19.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0