Kanye West pezullohet nga Instagram për një periudhë kohore aspak të zakontë - Business Magazine Albania

Kanye West pezullohet nga Instagram për një periudhë kohore aspak të zakontë

Kanye West është pezulluar nga Instagrami për 24 orë për shkelje të politikës së ngacmimeve në rrjetin social. West nuk ishte në gjendje të postojë, komentojë ose dërgojë mesazhe për 24 orë.

Një zëdhënës i Meta-s, i cili zotëron Instagram, tha për CNBC se West ka shkelur politikat e platformës për gjuhën e urrejtjes dhe ngacmimet.

Meta, e cila nuk bëri të ditura detajet e postimit, tha se mund të ndërmerren veprime të mëtejshme kundër West, nëse ai vazhdon të ofendojë në të ardhmen.

Një përfaqësues i West nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së CNBC për koment.

Një raport i Variety zbulonte se West ka drejtuar sharje racore ndaj Trevor Noah, drejtuesi i “The Daily Show”, në një postim në Instagram që tani është fshirë.

Shpërthimi i supozuar i sharjeve thuhet se erdhi pasi Noah pati një debat midis West, ish-gruas së West, Kim Kardashian dhe të dashurit të saj, komedian Pete Davidson.

Kardashian bëri kërkesë për divorc një vit më parë. Çifti kanë katër fëmijë së bashku. Pas divorcit, West kritikoi publikisht marrëdhënien e Kardashian me Davidson në rrjetet sociale dhe i kërkoi asaj të kthehej tek ai.

Lexo edhe: Ja përse Kim Kardashian po kritikohet për këshillat e saj drejtuar grave në biznes

Meta nuk u përgjigj kur CNBC pyeti se në cilën orë hyri në fuqi pezullimi dhe në çfarë ore do të hiqet.

Matt Navarra, një konsulent i mediave sociale, tha për CNBC se 24 orë duken si një kohë “çuditërisht specifike”.

“Pse jo 48 orë, ose një javë, ose më gjatë?” tha ai. “Ka një mungesë zhgënjyese të qartësisë nga Meta se pse ky incident specifik kërkon një pezullim 24 orësh kundrejt një ndalimi njëjavor. Si mund t’i besojnë përdoruesit e Instagram platformës kur penalitetet për shkeljen e rregullave të Meta-s ndihen sikur janë të sajuara.”

Ai shtoi se, disa njerëz mund të pyesin nëse një përdorues i rregullt jo i famshëm në Instagram do të merrte një pezullim më të gjatë për një incident të ngjashëm.

“Ky incident rindez debatin nëse përdoruesit e profilit të lartë, si p.sh. të famshëm me shumë ndjekës, duhet të trajtohen njësoj si përdoruesit e rregullt, kur bëhet fjalë për sjelljen e tyre në platformat e mediave sociale, apo nëse kompani si Meta bëjnë përjashtime dhe ofrojnë trajtim preferencial”.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0