Kanceri i Pankreasit, “Vrasësi i Heshtur Biologjik” - Business Magazine Albania

Kanceri i Pankreasit, “Vrasësi i Heshtur Biologjik”

Nga Ermand Mertenika

Kanceri i pankreasit, i cili është ndër tumorët më të rrezikshëm pasi nuk shfaq asnjë simptomë. Për këtë arsye sëmundja diagnostikohet në fazën e mëvonshme dhe kjo bën që të ulet shkalla e suksesit të trajtimit.

Pankreasi është një gjëndër ekzokrine, e cila gjendet në pjesën e sipërme të abdomenit, prapa stomakut. Kjo gjëndër prodhon dhe çliron enzimat e tretjes, si dhe hormone të ndryshme kryesisht insulinë. Lloje të ndryshme të kancerit mund të zhvillohen në këtë organ, ku shumica e tyre janë shkaktuar nga adenocarcinoma, që formohet në kanalet sekretore. “Simptomat që manifestohen ndryshojnë sipas zonës së pankreasit, në të cilën fillon kanceri, duke treguar se kjo verdhëz, e cila zhvillohet kur kanali biliar bllokohet nga masa zakonisht është simptoma e parë e kancerit pankreatik”.

Tumoret  e pankreasit përparojnë më në heshtje dhe nuk mund të shfaqin ndonjë simptomë në fazën e hershme.

Problemi me i madh është fakti se kanceri i pankreasit nuk dedektohet në mënyrë të hershme. Në momentin që ka dhënë simptomën e parë dhe ka rezultuar se ne rastin e diagnostikimit me CT Skaner me contrast intravenous ose Resonance Magnetike, ka nxjerrë metastaza të shpërndara në zonat përrreth si në Mëlçi (Hepari, Stomak, Zorrë etj).

Pasi tumoret kanë metastazuar në mëlçi, atëhere fillon prodhimi i Asciteve (Lëngje Abodminale). Kjo është faza e fundit e Mëlçisë dhe pacientit duhet t’i aplikohet Paracentezë ( drenazh i Ascitit me një kanule ose katetër të caktuar disa herë).

Ascitet (Lëngjet abodminale) prodhohen nga disa ditë në disa javë dhe e vetmja mënyrë për të eleminuar lëngun abdominal është Paracenteza. (Drenazhi i ujit, ku likuidi shkarkohet dhe gjithashtu dhe disa kripëra të rëndësishme të organizmit shkarkohen bashkë me të).

Lexo: Me kalimin e kohës qytetarët fitojnë imunitet ndaj Covid 19

Një mënyrë tjetër për shkarkimin e Lëngut abdominal është dhe Teknika “Peritoni”, pra e instalimit të një tubi abdominal në brendësi të Abdomenit dhe pjesa tjetër e tubit qëndron jashtë tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0