Kanadaja do të bëhet shteti i 51-të i USA?! - Business Magazine Albania

Kanadaja do të bëhet shteti i 51-të i USA?!

Disa orë pas dorëheqjes së Kryeministrit Kanadez Justin Trudeau, Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump të hënën (6 janar 2024) rinovoi ofertën e tij për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të Shteteve të Bashkuara.

Z. Trudeau, 53 vjeç, njoftoi dorëheqjen e tij të hënën pasi partia e tij në pushtet, Liberalët, e detyroi atë të largohej për shkak të rënies së popullaritetit të tij. Zgjedhjet e përgjithshme janë planifikuar këtë vit. Kryeministri kanadez deklaroi se do të qëndrojë në detyrë deri sa partia të zgjedhë një lider të ri. Z. Trump, 78 vjeç, i cili nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Z. Trudeau as gjatë mandatit të tij të parë nga viti 2017 deri në 2021, ka propozuar idenë për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të SHBA-së që kur u takua me Z. Trudeau pas fitores së tij zgjedhore më 5 nëntor në Mar-a-Lago. Që atëherë, ai e ka përmendur këtë në postimet e tij në rrjetet sociale disa herë.

Lexo edhe:5 projekte arkitekturore që do të formësojnë botën në vitin 2025

“Shumë njerëz në Kanada E DUAN të jenë shteti i 51-të. Shtetet e Bashkuara nuk mund të vuajnë më deficitet e mëdha tregtare dhe subvencionet që Kanadaja ka nevojë për të qëndruar në këmbë. Justin Trudeau e dinte këtë dhe dha dorëheqjen,” shkroi Z. Trump në Truth Social.

“Nëse Kanadaja bashkohet me SHBA-në, nuk do të ketë tarifa, taksat do të ulen ndjeshëm dhe ata do të jenë PLOTËSISHT TË SIGURT nga kërcënimi i anijeve ruse dhe kineze që i rrethojnë vazhdimisht. Së bashku, çfarë kombi i madh do të ishim!!!” tha presidenti i zgjedhur pas dorëheqjes së Z. Trudeau të hënën.

Nuk ka pasur shumë reagime nga ana kanadeze lidhur me propozimin e Z. Trump. Ai ka kërcënuar se do të vendosë tarifa prej 25% për importet kanadeze nëse Toronto nuk arrin të ndalojë rrjedhën e drogave të paligjshme dhe emigrantëve të paligjshëm nga kufiri i saj jugor me SHBA-në. Në disa nga postimet e tij, Z. Trump madje e ka tallur Z. Trudeau duke e quajtur atë “Guvernatorin e Shtetit të Madh të Kanadasë”.

thehindu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0