Kampionati botëror Formula 1 në ujë, mbahet vitin e ardhshëm në Pogradec! - Business Magazine Albania

Kampionati botëror Formula 1 në ujë, mbahet vitin e ardhshëm në Pogradec!

Kampionati botëror Formula 1 në ujë, mbahet vitin e ardhshëm në Pogradec!

Pogradeci vitin e ardhshëm do të mirëpresë për herë të parë në vendin tonë kampionatin botëror të Formula 1 në ujë, i njohur ndryshe si F1H2O.

Nga data 1 deri më 7 Korrik do të organizohen garat e motorave të ujit dhe skafeve në liqenin e Pogradecit. Përfaqësues të lartë të kampionatit botëror ishin në Pogradec për të firmosur kontratën e bashkëpunimit me kryetarin e bashkisë.

Lexo edhe:Gjurmë 8500 vjeçare në Lin, arkeologët: Vendbanimi Palafit, më i vjetri në Europë

Përfaqësuesi i Formula 1 në ujë në Shqipëri, Kris Spaho e konsideroi një ngjarje të madhe sportive por edhe turistike për vendin tonë. Kryetari bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli tha se do të bëjnë gjithçka duhet për të plotësuar gjithë kushtet e organizimit të një gare me nivel botëror.

Pjesëmarrës në garë dhe stafe do të jenë më shumë se 600 persona. Në 7 ditët e garave do të jenë pjesëmarrës pilotët më të mirë të 43 ekipeve të njohura nga shumë vende të botës, të cilët do të garojnë në dy disiplina, atë të skafeve dhe motorëve të ujit.Në 7 ditët e garave do të jenë pjesëmarrës pilotët më të mirë të 43 ekipeve të njohura nga shumë vende të botës, të cilët do të garojnë në dy dispilina, atë të skafeve dhe motorrave të ujit. Për akomodimin e sportistëve, stafeve të tyre, turistëve që pritet të vijnë nga shumë vende të botës, bashkia e Pogradecit ka firmosur marrëveshje akomodimi me shume operatorë turistik të juglindjes së vendit si dhe të Ohrit dhe Strugës

Më parë gara të tilla janë zhvilluar në disa vende të botës, si Itali, Britani apo dhe Abu Dhabi.

ADN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0