Kamionistja e re shqiptare që tërhoqi vëmendjen e mediave italiane - Business Magazine Albania

Kamionistja e re shqiptare që tërhoqi vëmendjen e mediave italiane

Kamionistja

Bianka Dervishi ka qenë në fokus të mediave për profesionin që ushtron si kamionistja e parë shqiptare përtej kufinjëve. Por, ajo që bie në sy në klipet e realizuara janë kamionët me logon PIK Industry që ajo ka besuar të drejtojë në vendin tonë. Kompania vjen ndryshe në treg, duke thyer tabu dhe duke hapur dyert për kamionistet femra.

Ajo nisi profesionin si shofere kamioni, pasi la pas punën si parukiere; Bianka, bashkë me aftësitë e saj në drejtimin e mjeteve kamion Trailer, na sjell në pah edhe rrjetin Logjistik të PIK Industry, ku bie në sy teknologjia e avancuar.

Por nuk qëndron vetëm këtu e veçanta e kësaj kompanie, pasi PIK Industry po sjell një risi në tregun shqiptar për qasjen që ka përsa i përket hapjes së dyerve për shoferet femra për t’i besuar këtë punë kaq të rëndësishme. Për herë të parë po thyehet akulli për një profesion të rrënjosur si mashkullor, duke i besuar frenat pikërisht femrave.

Të ndërthurur me hiret e një vajze dhe me mprehtësinë dhe zotësinë e saj në ushtrimin e profesionit si kamioniste, PIK Industry nga njëra anë na njeh me teknologjinë më të avancuar të mjeteve të transportit Kamion Jumbo dhe Izotermik dhe nga ana tjetër na nxjerr në pah fuqinë e gruas në këtë sektor që e simbolizon dhe personifikon më së miri Bianka Dervishi.

Në intervistën për ProBizz.al Bianka Dervishi tregon arsyet pse ka zgjedhur Pik Industry për të bashkëpunuar.

”Zgjodha PIK Industry sepse është një kompani inovative dhe avantguard, e cila 90 përqind të artikujve dhe transporteve i furnizon nga Evropa dhe kryesisht nga Italia, ku edhe jetoj. PIK Industry ka investuar shumë në teknologji dhe logjistikë sipas parametrave bashkëkohorë duke i dhënë zgjidhje një sërë problematikave që hasin drejtueset femra”- shprehet Bianka.

E pyetur nëse dallon PIK Industry nga shërbimet në Itali, Bianka thotë se kjo kompani është në linjë me vendet e zhvilluara dhe ka investuar maksimalisht për ofrimin e të gjitha kushteve.

Por a e ka bërë Biankën ky profesion më pak femërore? Pamja nuk ka koment por çfarë thotë vetë ajo:

“Shoferet femra të kamioneve shpesh vihen në dyshim për feminilitetin e tyre dhe janë subjekt i kritikave të pajustifikuara dhe stereotipeve negative, por unë jam identifikuar si një vajzë e pavarur, e mirëtrajnuar, e kuruar në imazh, shumë profesionale dhe me autoritet për të hyrë në një territor, i cili është konsideruar historikisht si kulturë mashkullore. Këto janë tregues shumë të rëndësishëm për fuqinë e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave. Gjykoj që profesionalizmi dhe energjia e lartë në pozicione sfiduese nuk të bëjnë më pak femërore”- thekson Bianka.

Duket se fryma që përcjell PIK Industry për aksesin që u jep grave dhe vajzave nuk është vetëm tek drejtimi i mjetit. Kjo kompani gjithashtu drejtohet nga një grua, e cila ka krijuar një model europian menaxhimi në kompani, duke shmangur gjuhën gjinore në vendet e punës dhe duke përqafuar diversitetin edhe brenda departamentit logjistik të kompanisë.

Strategjia e PIK Industry për shoferet femra

Drejtimi i kamionëve ka qenë gjithmonë bota e meshkujve, por për PIK Industry gratë përbëjnë potencial për të ndryshuar këtë realitet, pasi asnjë punë nuk është specifike për asnjë gjini. Më shumë gra do të thotë më shumë zgjidhje për sfidat në kamion. Në këtë drejtim PIK Industry ka zhvilluar strategji për të fituar pranimin dhe legjitimitetin e shofereve femra, duke investuar në një standard të ri në sektorin Logjistik, me fokus përdorimin e teknologjisë bashkëkohore në një rrjet kamionësh, të cilët favorizojnë në mënyrë ergonomike shoferet femra dhe trajnime të dedikuara për to në këtë profil.

Kush është PIK Industry?

Kjo kompani operon prej më shumë se 7 vitesh, duke ofruar të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe shërbimeve nga pas vjelja deri tek konsumatori final, konkretisht; aksesorë paketimi, përpunim dhe paketim të produkteve agro-ushqimore, makineri dhe linja seleksionimi, mjete logjistike, asistencë teknike, konsulencë mbi marketingun ushqimor, krijimi i markave/brandeve në këtë sektor si dhe import-eksport fruta perime të freskëta në tregjet ndërkombëtare.

Lexo: 5 biznese që mund t’i hapni nga shtëpia për më pak se 100 dollarë

PIK Industry sh.p.k është e lokalizuar në Lushnje, në zemër të rajonit të Myzeqesë me tre filiale bazë në sektorin e Agrobiznesit. Kjo kompani është lider në tregun shqiptar për t’i dhënë zgjidhje paketimit të frutave dhe perimeve. Që në fillimet e saj, PIK Industry ka përkrahur inovacionin dhe ndjek modelet e fundit në industrinë e paketimit me tendencat në eksportet e produkteve agro-ushqimore me një paketim të qëndrueshëm, të biodegradueshëm dhe të certifikuara për kontakt ushqimor. Me një ekip të specializuar PIK Industry garanton të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe dërgesat deri në pikat përfundimtare duke përmbushur kërkesat e klientëve.

Probizz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0