Kalon me sukses prova e parë e transportit të së ardhmes  - Business Magazine Albania

Kalon me sukses prova e parë e transportit të së ardhmes 

Hyperloop

Vite më parë, miliarderi Elon Musk prezantoi një mënyrë të re transporti përmes tubacioneve gjigande poshtë tokës, të quajtur Hyperloop. Vagona në formë kapsulash do të përdorin trysninë e ajrit për të udhëtuar me shpejtësi nëpër tubat nëntokësorë. Së fundmi, kjo formë e re e transporti masiv ka shënuar një sukses të ri. Kompania e cila po përdor këtë teknologji në Holandë njoftoi kryerjen me sukses të provës për këtë sistem të ri transporti

A mund të jetë ky mjeti i transportit të së ardhmes? Udhëtarë që përdorin vagona në formë kapsulash, që lëvizin me shpejtësi në fusha magnetike përmes tubave.

Kompania “Hardt” thotë se ka hedhur një hap përpara për ta bërë këtë ide një realitet. “Sot, në testin e parë të suksesshëm, ishim në gjendje të nisnim mjetin, të ndiznim sistemin e drejtimit dhe atë të shtytjes”, shpjegon Marinus van der Meijs, drejtor i Teknologjisë dhe Inxhinierisë në kompaninë Hardt. Ky sistem përbëhet nga një seri kabinash që lëvizin pezull në ajrin brenda një tubacioni.

Tubacioni, që po përdoret për provat, është 420 metra i gjatë dhe përbëhet nga 34 seksione të veçanta, secili me diametër prej 2.5 metrash.

Projektuesit e sistemit Hyperloop synojnë të kenë kapsula që lëvizin përmes tubave me shpejtësi deri në 700 km në orë, përmes një infrastrukture ku ka presion të ulët ajri duke bërë që kapsulat të hasin më pak rezistencë brendat tubit dhe të lëvizin me shpejtësi të lartë.

Mbështetësit e projektit thonë se ky sistem do të jetë shumë më efikas se fluturimet e shkurtra me avionë, trenat e shpejtësisë së lartë dhe kamionët e transportit të mallrave, por se për këtë kërkohen investime të mëdha në infrastrukturë.

Deri më tani, në hapësirën e kufizuar në qendrën e testimit, shpejtësia ka qenë modeste. “E nisëm atë me shpejtësinë e një metroje, deri në një shpejtësi maksimale prej rreth 30 kilometrash në orë”, thotë zoti van der Meijs.  Megjithatë, siç thonë përfaqësues të kompanisë, arritja e teknologjisë deri në këtë pikë nuk ka qenë e lehtë.

“Gjëja më e vështirë që po bëjmë tani është testimi i të gjitha funksioneve së bashku. Nisja, shtytja, drejtimi, të gjitha ato funksione që tani jemi në gjendje t’i vëmë në punë së bashku, si në një orkestër”, shpjegon Roel van de Pas, drejtor pranë kompanisë Hardt Hyperloop.

Kur Elon Musku e paraqiti këtë koncept rreth një dekadë më parë, ai sugjeroi se mjeti do të transportonte pasagjerë me shpejtësinë 400 kilometra në orë nga Los Anxhelosi në San Francisko për vetëm 30 minuta.

Që atëherë, ekipe në mbarë botën kanë punuar në realizimin e kësaj ideje, por ky lloj trasporti nuk është ende i disponueshëm. “Për të ofruar Hyperloop-in si një sistem transporti, kemi përpara një sfidë të ndërlikuar që kërkon teknologji, zbatim politikash dhe bashkëpunim mes sektorit publik dhe atij privat. Kjo është ajo që nevojitet më shumë”, thotë zoti Van de Pas. “Në kompaninë Hardt jemi gati të nisim transportin e pasagjerëve deri në vitin 2030”, këmbëngul ai. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye teknike që do të mund të pengonte funksionimin e këtij sistemi të ri.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0