KaloBios Pharmaceuticals Inc, e cila shkarkoi nga detyra shefin ekzekutiv të kompanisë Martin Shkreli në fillim të këtij muaji, ka nënshkruar falimentimin të Martën.
Prodhuesi i mekikamenteve listoi asetet dhe detyrimet e tij nga 1 milionë $ deri në 10 milionë $ në dokumentat e saj të falimentimit në Gjykatën e Falimentimit të SHBA-ve për Distriktin e Delaware.
Lëvizja vjen pas vendimit të Nasdaq për të çregjistruar aksionet e KaloBios’.
Një nga seancat dëgjimore është programuar në 25 Shkurt, ka thënë KaloBios të Martën.
Kompania ka bërë të ditur gjithashtu të Hënën se dy nga drejtorat e saj, Tom Fernandez dhe Marek Biestekhad, kishin hequr dorë nga detyra pas valës së arrestit të Shkrelit për pretendim të mashtrimeve me titujt.
KaloBios emëroi Shkrelin si CEO-n e kompanisë më 20 Nëntor, pasi Shkreli dhe një konsorcium investitorësh blenë afërsisht 70% të aksioneve të kompanisë.
Por ky i fundit mori famë të keqe kur, si shefi ekzekutiv i Turing Pharmaceuticals, rriti çmimin e një medikamenti për trajtimin e një infeksioni të rrezikshëm te të prekurit me HIV/ AIDS nga 13.5$ në 750$. Ai hoqi dorë si CEO i Turing Pharmaceutcals më 18 Dhjetor.
Shkreli u arrestua më 17 Dhjetor të këtij viti për angazhimin në, atë që e quajnë prokurorët që i ngjante një skeme “Ponzi” në fondin e mëparshëm të mbrojtjes dhe kompaninë farmaceutike në krye të së cilës ishte.
Aksionet e KaloBios të San Franciscos në Kaliforni nuk janë listuar në bursa që nga dita e Martë.
/Reuters/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto