Kallz Center hap thirrjen për Women Startup Competition Albania 2025. Apliko tani! - Business Magazine Albania

Kallz Center hap thirrjen për Women Startup Competition Albania 2025. Apliko tani!

Kallz Center hap thirrjen për Women Startup Competition Albania 2025. Apliko tani!

Qendra Kallz ka hapur aplikimet për startupet që duan të bëhen pjesë e programit të trajnimit dhe mentorimit. Startupet që janë në fazat e para, ose kanë tashmë një prototip të produktit të tyre, janë të mirëpritur të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit të trajnimit.

Programi u dedikohet startupeve që drejtohen ose janë themeluar nga vajzat. Pas një rrugëtimi njëmujor formimi, 10 finalistë do të futen në garën e prezantimeve Women Startup Competition Albania 2025. Shërbimet e trajnimit dhe mentorimit do të ofrohen falas për startupet, pasi Women Startup Competition në Tiranë ka si mbështetës kryesor BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF). Programi mbështetet gjithashtu edhe nga Sigma Vienna Insurance Group dhe EasyPay-Ria.

Lexo edhe:Match Maker Albania, 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete të botës. Rama: Shqipëria një potencial që nuk duhet humbur

Ky është viti i katërt që Qendra Kallz zhvillon programin e startupeve drejtuar nga gra dhe vajza. Deri më tani janë bërë pjesë e programit mbi 120 startupe. Dhjetëra prej tyre kanë siguruar tashmë kontratat e para të bashkëpunimit me sipërmarrje në fushat e teknologjisë, financës, në turizëm dhe në sektorë të tjerë të shërbimeve.

Tre fituesit do të mbështeten me zhvillimin e mëtejshëm të startupit të tyre, ndërsa fituesi kryesor konkuron në finalen ndërkombëtare të Women Startup Competition.

Ku do të fokusohet program i trajnimit?

-Businessplan

-Marketing& PR

-Pitching Presentation

Apliko këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0