Kafja për shqiptarët, stil jetese

Kafja për shqiptarët, stil jetese


Marrë nga /VisitTirana

A e dini se Tirana është qyteti i dytë në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë? Sipas statistikave 18 % e bizneseve në Shqipëri janë bare ose restorante.

INSTAT konfirmon se janë 473 bar-kafe për 100,000 banorë në Shqipëri. Shqipëra është vend i dytë pas Spanjës, e ndjekur nga Qipro. Në Amsterdam janë 63 bar-kafe për 100,000 banorë, ndërsa në Berlin janë 36, në Londër 32 etj.

Këto nuk janë thjesht statistika. Kjo mund të shihet shumë qartë nëse viziton Tiranën. Çdo turist që vjen për herë të parë në Tiranë i bën përshtypje numri i lartë i bareve në çdo cep të kryeqytetit. Ka aq shumë larmishmëri baresh sa vështirë të zgjedhësh. Baret janë me dizajn të bukur si jashtë dhe brenda, të mobiluara estetikisht që i bën akoma më të frekuentuara.

Por, numri më i madh i bareve ndodhet në zonën e ish-Bllokut, në zemër të Tiranës. Teksa e mendon të duket paradoksale se si gjatë komunizmit ka qenë e ndaluar për njerëzit, pasi ishte zona më e pasur e gjithë Shqipërisë ku jetonin udhëheqësit e partisë komuniste, ndërsa pjesa tjetër e vendit ishte e zhytur në varfëri.

Sot, ka ndryshuar çdo gjë. Kultura e kafesë mund të thuhet se është kthyer në një traditë në Shqipëri, në një stil jetese. Këtu nuk mund t’a fillosh ditën pa kafe. Shumë njerëz pijnë dy kafe në ditë, ka dhe të tjerë që konsumojnë deri në 5 kafe në ditë.

Konsumatorët më të mëdhenj janë të rinjtë e papunë. Veç kësaj, ka persona që takimet apo diskutimet e biznesit i kryejnë në kafe si një shenjë afrimiteti dhe bashkëpunimi miqësor.

Një shprehje që na dallon ne shqiptarët është: “Dalim për kafe”, kur në të vërtetë mund të shkojmë në bar për të konsumuar diçka tjetër dhe jo kafe. Është vendi ku lidhen miqësitë, ku firmosen shumë marrëveshje, ku lidhen martesat, ku respektohet miku etj. Turistët gjithashtu nuk i shpëtojnë këtij stili jetese, madje e përqafojnë me kënaqësi.

/VisitTirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0