Kadastra digjitale nga e hëna - Business Magazine Albania

Kadastra digjitale nga e hëna

Kadastra digjitale

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar reformën për Kadastrën, duke theksuar se nga data 3 Korrik do të mbyllen sportelet e Kadastrës.

Ai kërkoi falje para shqiptarëve për padrejtësitë e kryera në institucionin e Kadastrës.

Më poshtë disa nga mesazhet e kryeministrit Rama, gjatë fjalës së tij.

“E vërteta e parë është se ne nuk kemi arritur edhe pse kemi pasur një kohë të gjatë në dispozicion, që ta transformojmë kadastrën në atë që ajo është në të vërtetë. Kadastra është bankë. Njësoj si banka qëndrore, njësoj si bankat e nivelit të dytë. Dhe si çdo bankë, Kadastra nuk është një “fole” për qoka, për gjithë çfarë lloj njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me atë pune.

E vërteta e hidhur është se kadastra është vonuar në radhë të parë nga ju. Deputetë, ministra, kryetar bashkie. Për të vazhduar me tutje, të gjithë ato që kanë sadopak pushtet, që i kanë dhënë vetes të drejtën të interferojnë me kadastrën. Që nga influenca me drejtuesit, punonjësit apo të tjerët deri në imponim, duke e penguar të bëhet ajo që duhet të jetë, banka e sigurtë e pronave të patundshme të qytetarëve.

E vërteta tjetër e hidhur është e shkuara e tmerrshme, me harta të konsumuara nga palosjet dhe çpalosjet dhe tituj pronësie të lëvizshëm sipas interesave nga papërgjegjshmëria e plotë nga persona që futet nga persona për ta bërë atë punë, por janë injorantë.

Situata jonë në këtë aspekt ishte me katastrofikja në Europë. Janë bërë shumë përpjekje dhe askush nuk e mohon këtë. Por askush nuk e mohon edhe faktin që ne sot  jemi në kushtet kur nuk kemi arritur atë që duhej të arrihej.

Lexo: BE planifikon futjen e euros digjitale

Padiskutim aktori i gjithë kësaj historie të zymtë është korrupsioni, paraja, por ajo shprehja kur gjenerali shkul një mollë, ushtarët marrin gjithë pemët kanë bërë për shkak se influenca politike mbi kadastrën e deputetëve, e kryetarëve të bashkive dhe e të tjerëve ka qenë shumë e pranishme, atëherë të tjerët kanë bërë njëmijë fishin.

Dua ta them me gojën plot dhe kokën ulur, se sot është koha për të kërkuar një ndjesë shumë të madhe nga PS të gjithë atyre qytetarëve që kanë kaluar tortura.

Kjo ndjesë është ndjesa e një kryetari partie fajtore, natyrisht nuk është e gjithë partia, por në radhë të parë është udhëheqja e partisë që ka dhënë shembullin më të shëmtuar për të gjithë të tjerët.

E vërtetë që Kadastra është institucioni i vetëm në Shqipëri që bashkëjeton me kërcënimet. Kjo ndjesë sot është një ndjesë që mezi kam pritur që të vijë dita ta bëj, por nuk e kam bërë më parë se kam i ditur që e nesërmja do të jetë po njësoj.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0