Jugela Shehaj, pjesë e startup-it botëror Smart Guide

Jugela Shehaj, pjesë e startup-it botëror Smart Guide



Jugela Shehaj, edhe pse studioi Shëndet Publik, kurrë nuk e la pas dore pasionin e saj për marketingun. Prej një viti e gjysmë ajo po bën Marketingun Digjital të SmartGuide, një Start Up i cili ka marrë përmasa botërore dhe po pëlqehet nga të gjithë.

Për Jugelën, fakti që është pjesë e një Start Up-i si SmartGuide, është një eksperiencë e pakrahasueshme. Pas studimeve Jugela nuk punoi në degën e saj. Ajo ishte pjesë e një kompanie të vogël në kohën kur aplikoi për t’u bërë pjesë e SmartGuide. Gjithçka nisi me një aplikim nga i cili nuk kishte pritshmëri të mëdha, por nuk kaloi shumë dhe lajmi erdhi.

Tashmë ajo mund të bëhej pjesë e SmartGuide, në pozicionin e Menaxheres së Marketingut Digjital. “Marketingu është një dëshirë dhe dashuri që e kam zbuluar vonë në jetë, por që prej asaj kohe kam qenë e bindur që duhet të fokusohem aty”, thotë Jugela për BusinessMag.al. Ajo është tepër e lumtur që është bërë pjesë e kësaj skuadre, pasi shprehet se punon me njerëz që janë shumë motivues. Për Jugelën është me rëndësi të veçantë që po punon me një staf qëllimi i të cilit është të krijojë të ardhmen. Kjo punë është një sfidë për të, por Jugela preferon ta quajë eksperiencë që e rrit profesionalisht dhe e ndihmon të tregojë aftësitë e pasionin me të cilin punon.
“Marketingu nuk është kurrë monoton, ka gjithmonë më shumë për të mësuar, duhet të jesh e përditësuar me tregun ose një hap para, duke ndërtuar diçka të re”.

Çfarë është SmartGuide?

SmartGuide është e ardhmja e udhëtimit. Ky aplikacion inovativ thjeshtëson punën për çdo udhëtar, duke i dhënë mundësinë të udhëtojë i pavarur, pa qenë nevoja të punësojë një guidë udhëtimi apo t’i bashkohet një grupi të madh. Nëpërmjet SmartGuide gjithçka të duhet është telefoni dhe një palë kufje.

Lexo: Turboo.al, aplikacioni inovator i tregut shqiptar

Duke ecur rrugëve të një qyteti të ri audio-guida dhe hartat offline sinkronizohen në mënyrë automatike, duke të treguar më shumë histori për vendin që po viziton, duke të të njohur me sekretet e fshehura (hidden gems) të një destinacioni, madje duke të të ofruar edhe një eksperiencë me Augmented Reality për më shumë se 350 destinacione në gjithë planetin. SmartGuide operon në Pragë që prej vitit 2018, ku u themelua nga tre çekë: Jan Dolezal, Ondrej Panek edhe Filip Kinsky.

Smart Guide brenda një viti arriti të tërheqë një investim prej 15 milionë CZK (afërsisht 600’000 Euro). Viti i parë ishte tejet i suksesshëm, nisur me RedBull që i përmend si kompani inovative që po përgatit të ardhmen e udhëtimit, shoqëruar me fitore të vazhdueshme në konferenca si SeedStars, CzechInvest, Tech Crunch, Web Summit Lisbon, ITB Berlin edhe ITB Asia. Jo vetëm kaq, por edhe një seri partneritetesh të suksesshme e kanë bërë SmartGuide një “Household Name” në botën e teknologjisë edhe inovacionit.

SmartGuide është ndër të tjera, guida kryesore e Harvard University, Dubait, Kirgistanit, Angkor Wat, partnere me gjigandët e trenave edhe transportit si RegioJet, Deutsche Bahn, Tren Italia.

“Jemi si një familje e madhe ku secili ndihmon kolegun pa vënë në diskutim pozitën. Liderët kujdesen për shëndetin e skuadrës duke bërë pyetësorë anonimë çdo muaj, sepse për ta primare është të kenë një skuadër të shëndetshme dhe njerëz të motivuar. Njerëzit që e duan punën që bëjnë arrijnë më larg, ndërtojnë diçka më të mirë”, thotë Jugela për BusinessMag.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0