Ju ka ndodhur te zemeroheni me dike dhe ajo energji t’ju shoqeroje vazhdimisht, sa here e shikoni apo mendoni per ate person? Akoma me teper, kur keni pritshmeri te larta dhe me pas ndiheni te zhgenjyer? Sidomos nga persona qe nuk e prisni?
Mua me ka ndodhur dhe zgjidhja me e mire qe kam gjetur eshte falja e vetes si dhe personave qe me kane bere te ndihem keq, zhgenjyer…Gjithmone me kujtohet shprehja e Budhes: “Zemerimi eshte si helmi qe e merr ti dhe pret qe personi tjeter te vdese”.
Falja, eshte nje teknike shume efektive por aq sa eshte e thjeshte per tu kuptuar, aq edhe eshte e veshtire per tu zbatuar ne jete. Nese do te jeni si mua, do te perpiqeni, perpiqeni dhe perseri perpiqeni por do tia dilni. Eshte nje lehtesim i papare per veten tuaj.
Te falesh dike nuk do te thote te harrosh ate cka ka bere por thjesht te largosh ate energji negative prej vehtes, qe shpesh here eshte nje sabotim i vertet drejt ecjes perpara dhe suksesit.
Hay House, nje nga shtepite botuese me emer, ka krijuar mundesine te shikoni pa pagese filmin: “My greatest teacher” te Dr. Wayne Dyer i cili ia dedikon babait te tij (mund ta ndiqni deri ne daten 15 Shator)
Per me teper mund te ndiqni filmin duke klikuar ketu.
Ju ka ndodhur te zemeroheni me dike dhe ajo energji t’ju shoqeroje vazhdimisht?
Kete artikull dhe artikuj te ngjashem mund ti gjeni duke u regjistruar ne website personal te Zj. Anila Bashllari: www.anilabashllari.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.