Jo vetëm te zyrat e punës, vende të lira i gjeni edhe në internet

Jo vetëm te zyrat e punës, vende të lira i gjeni edhe në internet


Një nga problemet më shqetësuese në Shqipëri është papunësia, kryesish te të rinjtë e shkolluar, dhe jo vetëm.

Në vitet e fundit një sërë Zyrash të Punësimit janë ngritur në të gjitha qytetet, dhe interesimi ka qenë tepër i lartë. Por një vend i lirë pune mund të gjendet edhe përmes metodave të tjera.

Një prej tyre është kërkimi në internet. Portale, grupe dhe forume të shumta shfaqin njoftime nga biznese që kanë nevojë të punësojnë, por nëse nuk kërkon vështirë të fillosh.

E një prej këtyre risive është edhe Kerko-Fillo.al, një portal inovativ që siguron mundësi të shumta për të ofruar, kërkuar punë. Portali shërben si një treg i madh ku mund të shisni apo blini produkte e shërbime të ndryshme.

Një prej risive është ndërtimi i CV-së personale, çdokush mund ta bëjë dhe është krejtësisht private derisa me miratimin tuaj, një biznes i interesuar mund ta shikojë. Por nuk mbaron me kaq. Platforma ofron edhe kupona për blerjen e produktesh me çmime të lira.

Për më tepër ndiqni videon më poshtë, apo vizitoni faqen “Kërko-Fillo

/NewsBomb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0