Jo Femicidit! Konferenca që bëri bashkë të gjithë kundër dhunës me bazë gjinore - Business Magazine Albania

Jo Femicidit! Konferenca që bëri bashkë të gjithë kundër dhunës me bazë gjinore

Jo Femicidit! Bashkë kundër dhunës me bazë gjinore”!  Titulli i konferencës, që ka bërë bashkë politikën, shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare ishte dhe mesazhi kryesor i dhënë për luftën kundër dhunës dhe vrasjes së grave. Ky aktivitet, i organizuar nga Etilda Gjonaj, si pjesë e agjendës së Raportueses së Përgjithshme të Asamblesë së KiE për dhunën ndaj grave, nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla synoi adresimin e sfidave dhe pasojave të femicidit, në përgjegjësinë e të gjithë aktorëve dhe gjithëpërfshirjen e tyre.

“Mesazhi pozitiv që u arrit të përcillej sot është se jemi të gjithë bashkë në këtë sfidë, kolege deputete pavarësisht përkatësisë politike, qeveri, partnerët ndërkombëtarë dhe agjensitë e organizmave ndërkombëtarë, institucione të pavarura kushtetuese, shoqëria civile, avokatë, përfaqësues të medias”, deklaroi Gjonaj.

Kryetarja e Kuvendit znj Nikolla, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Avokatja e Popullit, Znj. Ballanca, shpalosën sfidat e përbashkëta dhe iniciativat konkrete, që duhen ndërmarrë për të parandaluar dhunën me bazë gjinore dhe për të promovuar një shoqëri, ku vajzat dhe gratë arrijnë potencialin e plotë.

Partnerët ndërkombëtarë, si Koordinatorja e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, znj. McCluney, Zv/Shefja e Misionit në detyrë të U.S. Embassy-Tirana, Znj. Kawas, Ambasadori i Austrian Embassy Tirana z. Steinner, i ngarkuari me punë i European Union in Albania , z. Andre Rizzo, Drejtorja e Zyrës së Këshillit të Europës Znj. Giulia Re, Përfaqësuesja Rezidente e UNDP Albania Znj. Merino dhe përfaqësuesi i OSCE Presence in Albania z. Vela nën moderimin e e Michele Ribotta, Përfaqësues Rezident UN Women Albania shprehën mbështetjen dhe bashkëpunimin me të gjithë aktorët në këtë luftë të përbashkët!

Në panelin e shoqërisë civile, nën moderimin e gazetares Aurora Sulce, përfaqësuesit e shoqërisë civile Aurela Anastasi, Mirela Arqimandriti, drejtuese e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, znj. Elona Gjebrea dhe përfaqësuesja e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, znj. Ejxh Pepa ndanë sfidat dhe arritjet në këtë fushë!

“Dhuna ndaj grave tejkalon të qenit vetëm çështja jonë, por një shqetësim, që prek dhe përfshin shoqërinë në tërësi, duke kërkuar një veprim bashkëpunues dhe të menjëhershëm nga të gjithë”, ka deklaruar Gjonaj.

Aktiviteti u mbështet UN Women Albania, që gjithmonë është në krah të iniciativave të tilla.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0