Jeton në pallat? Atëherë ky lajm të prek drejtpërdrejt! - Business Magazine Albania

Jeton në pallat? Atëherë ky lajm të prek drejtpërdrejt!

Pallatet në Shqipëri kanë pasur gjithmonë një sfidë të përbashkët, kush kujdeset realisht për to? Kush e mban shkallën pastër, ashensorin funksional dhe ndërhyrjet në kohë?

Për këtë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, prezantoi ligjin e ri për bashkëpronësinë, i cili ndryshon rrënjësisht mënyrën se si menaxhohen ndërtesat kolektive në vend.

Ky ligj fuqizon rolin e administratorit të pallatit, duke e pajisur për herë të parë me NIPT, çka i jep atij të drejtën të lëshojë fatura të fiskalizuara, të cilat njihen ligjërisht si tituj ekzekutivë, pra detyrime që mund të ekzekutohen nëse nuk paguhen.

Një risi që synon të vendosë rregull, përgjegjësi dhe disiplinë në ndërtesat kolektive, ku shpesh kontributi i përbashkët është i munguar, e mirëmbajtja mbetet barrë e kujtdo dhe e askujt njëkohësisht.

Por nuk ndalet me kaq.

Ligji përcakton qartë rolet e Asamblesë së banorëve, që vendos për tarifat dhe investimet në komunitet, dhe të Kryesisë, që kontrollon në mënyrë transparente veprimet e administratorit.

Roli i administratorit përfshin:
-Mirëmbajtjen teknike dhe fizike të objektit,
-Përditësimin e Librit të Bashkëpronësisë,
-Certifikimin nga bashkia,
-Raportimin financiar, dhe
-Zbatimin e standardeve të administrimit.

Po ashtu, rregullohet përdorimi i fondit rezervë, mënyra e menaxhimit të hapësirave të përbashkëta, si dhe të drejtat e qiramarrësve. Bashkia, nga ana e saj, bëhet mbikëqyrëse për mënyrën si funksionon e gjithë kjo strukturë.

 Sipas Maznikut, qëllimi është të rritet përfshirja e qytetarëve, duke i nxitur jo vetëm të kërkojnë të drejtat e tyre, por edhe të kontribuojnë në mënyrë të drejtë dhe të rregullt në mirëmbajtjen e përbashkët.

Duket si një hap përpara në qytetari urbane. Por…

Duket si një hap përpara në ndërtimin e një kulture të re urbane dhe qytetarie aktive.

Por sa gati janë banorët të pranojnë rregullin, transparencën dhe përgjegjësinë në pallatet ku jetojnë?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0