Jeta pas tërmetit! - Business Magazine Albania

Jeta pas tërmetit!

Jeta pas tërmetit

Tërmeti që preku Shqipërinë me 26 Nëntor, ishte fatal për shumë familje, pasi shumë jetë humbën nën rrënoja, shumë familje mbetën pa shtëpi. Më shumë se një dridhjë e fortë e tokës, ishte dridhje për fatet e shumë njerëzve që pësuan dramën.

Robert Rogner, themelues i Rogner International (përfshi këtu edhe Rogner Hotel Tirana), veç vizionarit dhe njeriut të suksesit në çdo sipërmarrje është një emër që lidhet më shumë vepra bamirësie, duke shpëtuar në çaste kritite shumë njerëz nevojtare. Besoj shumë kush e kujton rastin e Artjolës, me leucemi aktute, ku shpresat për jetë ishin të pakta, por falë kujdesit të tij personal, vajza u kurua në Austri duke ju mbuluar çdo shpenzim, e sot gëzon shëndet të plotë. Ndërtimi i një prej vilave në fshatin SOS, donacione për tërmetin në Nepal e shumë raste të tjera e bëjnë këtë personalitet një “babaxhan” me zemër të madhe.

Kështu ishte edhe rasti i familjes Kola, që ishte një prej familjeve më të prekura nga tërmeti, në fshatin Pezë e Madhe.

Të nesërmen e tërmetit, vetë Drejtoresha e Rogner Hotel, Znj. Eva Xhepa me disa punonjës të stafit, nisen për në Pezë të Madhe në kërkim të një familjeje në nevojë, për t‘i ofruar ndihmë.

Banorët e fshatit, edhe pse ata vetë ishin prekur nga pasojat e tërmetit, dhane pa hezitim, emrin e  Almës, si njeriun më nevojtar. Jo më kot ishte familja e Almës që u përzgjodh si familja që do të përfitonte ndihmën e Rogner.

Alma, ka dy fëmijë djalin 12 vjeç dhe vajzën 7 vjeç. Ata, së bashku me pridërit e bashkëshortit jetonin nën një çati, në një shtëpi të vjetër, përdhese, me orendi të vjetra, e tani, nga tërmeti me mure të plasaritura që të ngjallin frikë. Alma pak kohë më parë humbi bashkëshortin aksidentalisht dhe kjo ngjarje ka lënë pasoja të mëdha traumatike në familje e më shumë akoma tek fëmijët, të cilët struken pas fustanit të saj kur afrohesh për t‘u ofruar ndihmë. Pas buzëqeshjes së ëmbël që e karakterizon, sytë e mbushur me lot, tregojnë shumë frikë e pasiguri, pas natës së kaluar jashtë, në të ftohtin e Nëntorit, në qiell të hapur, të pa ushqyer.

Drejtoresha e Rogner Hotel i ofon mundësinë e strehimit në hotel për të gjithë familjen, derisa t‘i mundësohet rindërtimi i shtëpisë ekzistuese apo sigurimi i një shtëpie në Tiranë. Në momentin e takimit, Alma ishte e gatshme ta pranonte ndihmën, pa hezitim pati nga vjehrri dhe vjehrra të cilët nuk pranuan t‘i bashkohen. Stafi i hotelit i shoqëron në hotel, ku një dhomë u la në dispozicionin e tyrë për plot dy muaj. Strehim, ushqim dhe shumë dashuri që Alma dhe fëmijët ta kalonin sa më lehtë këtë situatë.

Në një bisedë ulur në kafen e Rogner Hotel, Znj. Eva Xhepa – drejtoresha dhe Z. Rudolf Schmid – administratori i Rogner Hotel, i ofrojnë Almës një shtëpi në Tiranë, duke i mbuluar qeranë deri sa të blihet një shtëpi e re si edhe një vend pune në sektorin e pastrimit për të përballuar jetesën.

Sot Alma, me unifromën e punës, e përkushtuar dhe e sjellshme në qasjen e saj me punonjësit, është më shumë se mirënjohëse për mundësinë që ju dha, për të ndërtuar një jetë të re, larg kujtimeve të trishta që ajo shtëpi sjell, me dëshirën për të punuar fort për t’i mundësuar një jetë të mirë fëmijëve, të cilët sot vazhdojnë shkollën në Tiranë, por edhe si për t’i treguar drejtoreshës një formë mirënjohje që e përzgjodhi si pjesë të stafit.

Tani Alma është një nga ne!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0