Jeni sipërmarrës? Ja disa këshilla si të ushqeheni shëndetshëm

Jeni sipërmarrës? Ja disa këshilla si të ushqeheni shëndetshëm


Kur mendojmë suksesin e një sipërmarrësi, një pjesë e jona mendon për kohën që shpenzojnë ata, netët pa gjumë si dhe mënyrën e të ushqyerit. Sa e sa histori kemi dëgjuar për njerëz, të cilët kosumojnë një numër të lartë të pijeve energjike vetëm e vetëm për të qëndruar zgjuar, për të mbyllur projektet e tyre?

Kur i pyesni ata pse nuk ushtrohen apo hanë mirë, përgjigjia tipike është se ata nuk kanë kohë. Ky është vetëm një justifikim. Fakti që mbi 69% e njerëzve janë obezë, tregon se ata kanë probleme të mëdha me stresin. Një arsye tjetër është edhe mos ushqyerja siç duhet.

Chef Jason Roberts autor i librit “Ushqimi i Mirë dhe i Shpejtë” ofron disa receta të shëndetshme për njerëzit që e dashurojnë ushqimin, por nuk kanë kohë të gatuajnë. Ja disa këshilla për ata që duan të ushqehen shpejtë dhe shëndetshëm:

Përqëndrohuni tek të jetuarit e ndërgjegjshëm
Përqendrimi që keni në biznesin tuaj, duhet të zbatohet gjithashtu në mënyrën e trajtimit të trupit tuaj. Në vend që të jeni të vetëdijshëm për vetëm një aspekt të jetës tuaj, thjesht zgjeroni përqendrimin në gjëra të tjera, si shëndeti. Një gabim i zakonshëm që sipërmarrësit bëjnë, është ndarja e asaj që hanë nga mënyra se si ata performojnë. Ushqimi më i mirë siguron “karburant” më të mirë, i cili rrit produktivitetin dhe përqëndrimin tonë. Para se të filloni të përpiqeni të kujdeseni për veten tuaj, së pari duhet të pranoni rëndësinë e të ngrënit mirë.

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për t’ju bindur që të hani shëndetshëm, merrni parasysh këtë: Ekspertët thonë se 75 % e humbjes së peshës vjen nga ushqimi që hani e jo nga ushtrimet që praktikoni. Sipas Jason kjo ka të bëjë me ekuilibrin. Të qenurit i shëndetshëm ju bën një sipërmarrës më të mirë.

Bëni katër zgjedhjet më të mira në ditë
Të kuptuarit e rëndësisë së të ngrënit, drejt është një hap i shkëlqyer, por kjo nuk përbën asnjë ndryshim deri në momentin që ju filloni të bëni ndryshime. Për vetë faktin se njerëzit e dinë që kjo gjë duhet bërë, por që nuk marrin iniciativën për të bërë ndyshimin. Këshillat e Jasonit përqëndrohen në zgjedhjen e katër ushqimeve më të mira në ditë.

Një tjetër shembull është kur ju zgjoheni në mëngjes dhe anashkaloni mëngjesin si vakt të ngrëni. E mira është që të konsumoni një mëngjes të shëndetshëm e pastaj të vazhdoni atktivitetin tuaj. Një problem i madh që bën që njerëzit të heqin dorë nga ushqimi i shëndetshëm është nxitimi. Kur mbingarkoni veten, ju dëmtoni shëndetin tuaj. Prnadaj zgjidhja më e mirë është të përzgjidhni katër ushqime të mira dhe ndryshimet pozitive vijnë me kalimin e kohës.

Lexo: Anila Kalleshi: Si të ushqehemi në stinën e verës

Kujdes nga ushqimet e përpunuara
Alternativa më e mirë e njerëzve për t’u ushqyer është të ngrënit jashtë.  Jo vetëm që ushqimi në restorante është më i kushtueshëm, por gjithashtu nuk dini se çfarë po konsumoni. Kështu që edhe një pjatë që duket se është e shëndetshme, mund të përmbajë toksina dhe të mos ketë lëndë ushqyese.

Për t’a zgjidhur këtë, thotë Jason, drejtohuni në gatimin e vakteve të shëndetshme për veten dhe familjen tuaj. Një tjetër këshillë është të provoni dhe hani pa yndyrë. Është e mahnitshme se sa njerëz kanë humbur yndyrën në bark dhe kanë rritur energjinë nga heqja e yndyrnave nga dieta e tyre.

Jason thotë se disa ushqime kanë format e disa organeve të trupit tonë. Sipas tij, disa ushqime të shëndetshme duken si organet e njeriut. Psh: arrat njajnë me trurin, kockat me selino dhe patatet e ëmbla duken si një pankreas. Përdoreni këtë si një udhëzues për të ngrënë ushqime natyrale dhe të thjeshta, dhe do të ndiheni shumë më mirë në jetën tuaj personale dhe profesionale.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0