Jeff Bezos: "Përpara se të merrni vendime, bëjini vetes këtë pyetje."

Jeff Bezos: “Përpara se të merrni vendime, bëjini vetes këtë pyetje.”


Ne gjithmonë mendojmë para se të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm, kur nisim një biznes, ndërrojmë punë, apo edhe para se të ndryshojmë modelin e flokëve. Ne mendojmë se sa do të pendohemi përpara se të bëjmë atë që duam të bëjmë.

Por kur kthejmë kokën pas, shohim se gjërat për të cilat pendohemi më shumë janë ato që nuk kemi bërë. Për gjërat që kemi bërë nuk shqetësohemi shumë, edhe nëse i kemi bërë gabim sigurisht që do t’i rregullojmë gjatë kohës. Ne pendohemi më shumë për momentet kur nuk kemi guxuar për veten tonë.

Jeff Bezos na vjen në ndihmë me një pyetje të thjesht që duhet ti bëni vetes para se të merrni vendime:

“Çfarë thotë zemra?”

Dy fjalët më zhgënjyese që mund ti thoni vetes janë: “Ah, sikur…”

Mendoni për diçka që e ëndërronit para pesë apo 10 viteve, por nuk arritët ta bëni dhe mendoni se sa të lumtur do të ishit sot nëse do ta kishit realizuar atë. Mendoni për të gjitha momentet që keni çuar dëm vetëm nga “frika” për të guxuar.

Ndoshta do t’ju duhej të rrezikonit, por sot do të ishit krenarë. Ju nuk vepruat sepse ndiheshit rehat. Por nuk duhet të harroni asnjëherë se komforti është armiku i zhvillimit (përmirësimit).

Ndoshta Bezos e ka të lehtë t’ja bëj vetes këtë pyetje, por të ndjekësh zemrën nuk është aq e lehtë.

Historia e njeriut më të pasur në botë, nis kështu: Ai ishte një punonjës i thjeshtë, i apasionuar pas asaj që bënte. Në një moment të caktuar ai shpreh dëshirën tek shefi i tij për të nisur një librari online. Gruaja e tij ishte e para që e mbështeti, ndërsa shefi e bëri të mendonte: “Duket një ide e mirë, por do të funksiononte më shumë për dikë që nuk e ka një punë kaq të mirë sa kjo e jotja.”

Lexoni: Punë e rehatshme vs. Ëndërr e çmendur, si e mori vendimin e vështirë Jeff Bezos?

Gjëja që shtyn Bezos të vërë në zbatim idetë e tij është projektimi i vetes pas 80 vitesh. “Kur të jem 80 vjeç, unë nuk dua të pendohem për shumë gjëra që nuk kam bërë. Prandaj unë zgjedh të veproj duke pyetur zemrën,” është shprehur shpesh ai.

Të jesh i guximshëm nuk do të thotë të mos kesh frikë, në fakt është e kundërta. Njerëzit e guximshëm nuk janë të patrembur; ata thjesht kanë gjetur diçka që ka më shumë rëndësi sesa frika.

E zëmë se ju keni frikë të krijoni një biznes. Gjeni një arsye që është më e rëndësishme: krijimi i një të ardhmeje më të mirë për familjen tuaj, dëshira për të bërë një ndryshim konkret, ose shpresa për një jetë më të dobishme dhe të më të mirë.

Pasi të keni gjetur një domethënie më të madhe, gjithashtu gjeni guximin. Shikojeni frikën jo si diçka për t’u frikësuar, por si diçka për tu kapërcyer.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0