A je vërtet një Lider? Ky test i thjeshtë të bën ta kuptosh - Business Magazine Albania

A je vërtet një Lider? Ky test i thjeshtë të bën ta kuptosh


Të gjithë kemi punuar me shefa të këqinj të paktën një herë në jetë. Shefi im më i keq, ishte negativ dhe nuk ja kishte idenë për asgjë. Jo vetëm mendonte se ishte një lider i jashtëzakonshëm, por në realitet askush nuk e donte dhe askujt nuk i pëlqente që të punonte për të. Në një rast, më dha një detyrë, e cila donte jo më pak se një muaj për t’u mbaruar dhe më tha se e donte në 3 ditë.

E urreja të punoja për të.

Në fakt të gjithë kemi patur shefa të tillë. Ata të cilët të caktojnë punë në ditët kur nuk mund të punosh dot, të cilët humbin dokumenta të rëndësishëm, të cilët fajësojnë të tjerët, bëjnë thashetheme, janë të papërgatitur e kështu me rradhë.

Historitë e shefave të këqinj mund të jenë gazmore për t’u treguar në darka, festa apo aktivitete të ndryshme, por në realitet lidershipi i keq nuk është një shaka. Çdo skuadër ka nevojë për një lider, çdo biznes ka nevojë për një lider dhe nëse ky lider është i papërshtatshëm morali e vuan këtë, prodhimtaria bie dhe anija mbetet pa timon.

Nuk mund të jesh një lider i keq dhe të ndërtosh një biznes të madh.

Pra, çfarë e bën një lider të mirë të jetë i tillë? Provo këtë test dhe shiko rezultatet. Çelësi është që të jesh i ndershëm me veten. Nuk bën mirë as për ty as për biznesin tënd që të gënjesh dhe nëse e bën këtë, është gjithashtu një shenjë se je një lider i keq.

Testi i Lidershipit

1.Ti frymëzon: Esenca e lidershipit është që ti të kesh aftësinë të përfshish të tjerët në kauzën tënde, qoftë kjo për të marrë vota, për të rritur shitjet apo për të ulur dhunën. Çelësi për këtë, është të bësh njerëzit të besojnë vizionin tënd për grupin.

(1 pikë)

2.Ti ke një vizion: Nuk ka nevojë të thuhet se ke nje destinacion ku do ta dërgosh grupin tënd. Ku është toka e premtuar? A është një vend qe mund ti bësh të tjerët ta shohin?

(1 pikë)

3.Ti mund të krijosh një grup: Gandhi nuk e çlironte dot Indinë i vetëm dhe një lider biznesi nuk mund ta drejtojë një biznes i vetëm. Çelësi për këtë, është të dish të zgjedhësh se cilët janë njerëzit rreth teje dhe ata të jenë madje më të zgjuar e më të zotë se ty. Ky është një grup i cili të çon në destincacion.

(1 pikë)

4.Ti mund të delegosh: Jo vetëm duhet të krijosh një grup të mirë, por të duhet që ti japësh atyre punën e cila i vë në pah aftësitë e secilit. Nuk mund ta bësh vetëm dhe as ata nuk munden. Liderët e mëdhenj i motivojnë grupet duke e ngritur objektivin.

(1 pikë)

5.Ti je një komunikues i shkëlqyer: Nuk duhet të jesh një komunikues i mirë, as një i zoti, por një i shkëlqyer.

(1 pikë)

6.Ti je një dëgjues i mirë: Që njerëzit të besojnë në vizionin tënd, për një kompani e cila është më e madhe se ata, duan që të ndihen se i dëgjon dhe i vlerëson ata. Liderat më të mirë, dëgjojnë.

(1 pikë)

7.Ti duhet të jesh pozitiv: Gjërat do të shkojne keq sepse gjërat shkojnë keq. Është një lider i madh ai i cili është në gjendje të mbajë moralin lart dhe të qëndrojë pozitiv. Kjo i frymëzon të tjerët që ti qëndrojnë besnikë kauzës.

(1 pikë)

8.Ti duhet të kesh inteligjencë emocionale: Njerëzit ndjekin ata të cilët janë të ndershëm, të ndjeshëm dhe inteligjentë.

(1 pikë)

Pikët

Mund të kesh vënë re se secila nga pikat është e vlerësuar njësoj dhe kjo ndodh sepse secila nga këto karakteristika konsiderohen njësoj të rëndësishme. Jo çdo lider ka secilën nga këto cilesi. Por duhet të kesh arritur të paktën 6 pikë për tu konsideruar një lider i madh.

burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0